4.5 C
Tiranë
E premte, 21 Mars 2025

Inxh.Abdullah Begolli

Pse shqiptaria mbeti pa institute kërkimore shkencore të fushës më të rëndësishme kombtare-asaj teknike?!Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Abdullah Begolli, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

Shteti amë Shqipëria kishte shumë institute të tilla
Kosova i kishte vetëm dy, njeri në zanafillë por që lëshonte shtat me shpejtësi – INKOSI në Obiliq, ku jorastësishtë, u shua nga serbia ndër të parat organizata (ndoshta edhe e para), që në Gusht të vitit 90.
Dhe tjetri – Instituti në Zveҫan në kuadër të Kombinatit Trepҫa.
Kosova tashmë nuk ka institute të tilla, nuk e di nëse “demokracia” dhjetoriste në Shqipëri e la nddonjë institut atje nga shum sosh që kishte, apo i shkatrroi të gjitha sikurse e shkatrroi të tërë Shqipërinë – rrjedhimishtë edhe mbar kombin shqiptar, me formulën anmike- në emër të shkatrrimit të komunizmit !
Dhe sot, jemi këtu ku jemi, kur mbi gjysma e kombit e ka braktisur vendin dhe gjysma e mbetur, në mungesë të kushteve elementare për jetë dhe siguri, me këmbëngulje përpiqet ta braktisi !
Pra e braktisin vendin më të pasur të globit banorët më të varfër të sajë-shqiptarët,e që u sakrifikuan vazhdimisht për te!
Mos të harrojmë se institutet kërkimore-shkencore të fushave teknike, janë dhe mbeten shtyllat e përhershme të strategjisë kombtare për secilin popull dhe vend.
Shqiptaria është ndoshta i vetmi shtet në botë që s’ka institute të tilla ngase pa to e la politika ” largpamëse” !
Cilado udhëheqje politike që nuk e kupton se pa institute të tilla nuk ka shtet, mundet ta quaj veten gjithqka por jo udhëheqje e mirfilltë shtetrore.
Edhe pse kohë pushimesh verore, gjetëm mundësinë e takimit me disa nga profesorët e fushës së inxhinjerisë të universitetit Isa Boletini në Mitrovicë.
Prof.Dr. Hakif Zeqiri- Dekan
Prof.Dr.Avdi Salihu- Prodekan
Prof. Dr. Izet Zeqiri- Prorektor
Mr. Berat Begu zyrtar i lartë në BQK
Me këte rast, si shkak i kërkesës në rritje, për bibliotekën e këtij univerziteti, dhurova edhe 40 ekzemplar të librit tim Energjia.
Po këtu, u bisedua edhe për propzimin tim rreth mundësisë së organizimit të një konference shkencore gjithëkombtare për burimet energjetike, ato minerale në tërë gjeografinë shqiptare dhe gjendja aktuale, kur dihet tashmë se shumë nga këto burime kolosale të cilat e karakterizojnë hapsirën tonë kombtare, kanë rënë në duar të hueja, e shumë të tjera janë në po të njëjtën rrugë!
Populli ka nevojë dhe duhet të informohet hollësishtë për pasuritë e veta natyrore, ngase vetëm kështu i ipet mundësia të vendos vet për to.
E mira do të ishte që udhëheqjet shtetrore në shtetin amë Shqipëri dhe Kosovë të organizonin rregullisht konferenca të tilla ngase e kanë edhe obligim që ta informojnë popullin.
E vërteta është, se një propozim të tillë publik, në vazhdimësi në të gjitha punimet e mija lrreth kësaj fushe, iu kam bërë edhe udhëheqjeve shtetërore gjithëkombtare, ndërkohë iu kam dërguar edhe shkresa disa ministrive përkatëse të qeverisë aktuale të Kosovës, por përgjigjje nuk kam marur.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.