20/11/2022
Sot i japim lamtumiren e fundit, babait te dashur, njeriut tone te shtrenjte, prindit model, intelektualit te rralle e me vlera te larta, vellait tone zotit Amza Rustem Cepele.
Amzai lindi me 26 shkurt te vitit 1952, ne nje familje me themele te shendosha ne fshatin Jagodine te rrethit Fier. I treti midis 6 vellezerve spikati gjithmone me vlera e virtyte te nivelit hyjnor. Ishte i vetmi qe u shkeput nga Roskoveci, nga gjiri familjar, fare i ri, per te ndertuar nje jete te re me te mire, me ideale dhe objektiva teper te qarta ne qytetin e Fierit. Studioi me pasion, vullnet e perkushtim studimet e larta ne Akademine Ushtarake ku u diplomua si oficer, specialiteti tankist, ku dhe eshte dekoruar disa here per rezultate te shkelqyera ne punen e tij. Drejtues i apasionuar per vite me radhe ne ushtri e poste drejtuese, brenda Bashkise se rrethit Fier, duke gezuar respekt nga kolege, eprore e vartes.
Ne 5 shtator 1976 krijoi familjen e vet me zonjen e tij te dashur, fisnike e shembullore Dashuri duke lindur, rritur e edukuar 3 femijet: Florenc, Mirela, Ledina, te cilet i mekuan me vlera te larta njerezore dhe me modelin e familjes se bashkuar, te shendetshme. Ekselente, te dalluar si ne shkolle dhe ne profesion, te tre femijet nje shembull i larte frymezimi per te gjithe, per edukaten dhe komunikimin bashekohor. Dashurine per dijen, edukimin dhe shkollimin e kultivoi tek femijet, duke u qendruar prane ne cdo sukses e arritje te tyre.
Edukata e Amzait me niper e mbesa ishte shembullore. Te gjithe femije te dashur, te edukuar, me sjellje shume te mire e rezultate te larta ne mesime, ku vet Amzai e ndiente kenaqesine e tij si gjysh qe i donte dhe e donin shume.
Amzai la gjurme te pashlyeshme ne zemrat tona. Ai u be nje baba shembullor per familjen e tij te shtrenjte si dhe nje kuader intelektual me pervoje duke lartesuar personalitetin e tij. Kushdo qe ka patur fatin ta njohe nga afer kete njeri me zemer te arte, Gojeembel, Babaxhan dhe me nje dashuri te vecante per njerezit qe e rrethojne, jane krenar qe paten fatin ta kene ne gjirin e tyre. Femijet e tij te shtrenjte qe ai i donte me gjithe forcen e shpirtit te tij, jane krenar per kete prind fisnik, nje person qe la pas krenarine, dashurine dhe respektin e te gjithe njerezve.
Ne kete dite te ftohte nentori, ne kete udhetim te dhimbshem drejt baneses se fundit, e percjellim me lot ne sy e zemer, zonja e tij fisnike Dashuri, Florenci me bashkeshorten Talibe, Mirela me Arsenin, Ledina me Armandin, lulet e bukura te shpirtit te tij.., niperit e mbesat: Orkidea, Amarildo, Sidita, Arled dhe Leart, e percjellin me dhimbje e pikellim, respekt e dashuri vellezerit, familjaret, te afermit, niperit e mbesat e gjithe shoqeria e miqesia te pranishem sot ketu si dhe te gjithe familjaret tane ne Florida e Amerike.
I dashur Amza Lamtumire, I shtrenjti yne ne udhetimin tend drejt parajses.