Bolzano: Data. 25 nëntor 2022.
“””””””””””””””””””””””
Pas e ndoqa dashurinë,
Kalova vapën e tufanin,
Më joshi me fizionominë,
U martova me Gjylistanin.
Hyri brënda zemrës time,
Si një ëngjëll, si një flutur,
Por u zhyta ndër mejtime,
Athua shpirtin e ka t’ bukur.
Gjylistani fluturon,
Porsi gjethen e merr era,
Babain e nënën nuk mi don,
Bukurisë i shkundet vlera.
Gjylistani, shpirtin e zi,
O një femër e pamend,
Gjylistani nuk don fëmijë,
Argëtohet veç me qen.
Tepër lart e mban hundën,
Shpërdoron pasurinë,
Gjylistani se don punën,
S’sheh familjen, as shtëpinë.
Gjylistani e pataban,
Don të ndalet krua më krua,
Mblidhe mendjen Gjylistan,
S’je më vajzë, je grua.
Gjylistani nuk mban besë,
E qortoj me zë bilbili,
Gjylistani s’njeh pendesë,
Qanë me lot krokodili.
Ç’bën kështu more aman,
Ç’bën kështu se më çmende,
Larg prej meje Gjylistan,
Sa më larg rrugës tënde.
Gjylistani plagë e vjetër,
Gjylistani e thyer, gastare,
Gjeta një Gjylistan tjetër,
Shijoj jetën familjare.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 19 nëntor 2022.