Tërë natën po të ëndërroj
Zgjohem nga njeherë vetem
Te kuptoj se nuk te kam ne gji
Po trishtohem realiteti i idhet
Zemra ime e pambrojtur
Ne kete natë të errët
Në ëndërr me ty po flas
Ne përqafohemi e puthemi
Po nuk po mund kufirin ta kaloj.
Zgjohem i merzitur
Oh, kjo ditë vere me vapë
Kaq e rend pa ty
Po i dëgjoj zogjtë që këndojnë
Po kendoj edhe unë me ta
Po pershperis emrin tënd
Po kam frike mos po me dëgjon…..