9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Ju jeni heronjtë tanë, të dashur policë, jeni modeli që ne duhet të ndjekim në këtë betejë të fortë dhe pa kthim prapa…

Shkruar nga  Hyqmet B Hasko

Ju jeni heronjtë tanë, të dashur policë, jeni modeli që ne duhet të ndjekim në këtë betejë të fortë dhe pa kthim prapa…L'immagine può contenere: 1 persona, in piediL'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, folla e spazio all'aperto

Në këto ditë të trishta të një lufte të heshtur, me një armik të padukshëm dhe me potencial të frikshëm keqbërje, gjithkush në këtë vend nuk mund të mos drejtohet me respekt e mirënjohje ndaj policisë së shtetit, kësaj strukture qëndrestare, që edhe në këto rrethana krize të rëndë, qëndron e patundur në llogoren e mbrojtjes së jetës dhe të rendit publik në Shqipëri. Këto ditë sforcimi dhe ngujimi të detyruar, policia me të gjitha strukturat e saj të gatshme në këmbë, është bërë një model se si duhet përballuar e keqja, ngado që të vijë e në çfarëdolloj mënyre që të shfaqet ajo.L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi e spazio all'aperto

Lufta ndaj coronavirusit dhe përpjekjet për parandalimin e kësaj flame të pabesë, duket se po japin rezultatet e pritshme falë dhe qëndresës së uniformave blu, për të ruajtur rregullin dhe normalitetin, për të zbatuar aktet e qeverisë në këtë situatë emegjence civile krejt të pazakontë.
Kultura e vetëizolimit, e kontrollit të orareve të reduktuara të lëvizjes së qytetarëve, këto ditë vazhdon të jetë kulturë dominuese në Policinë e Shtetit dhe gatishmëria për raportimin e shkeljeve vazhdon të mbetet një konstante që premton izolimin dhe luftën pa mëshirë ndaj kësaj të keqeje kolektive, që na ka pllakosur.
Pavarësisht privimeve të diktuara nga rrethanat e jashtëzakonshme të lirisë qytetare, duket se besimi i publikut tek Policia e Shetit është në rritje dhe ky institucion qëndrestar gëzon përkrahjen e shumicës dërrmuese të publikut, që kërkon rend të fortë dhe zbatim rigoroz të karantinës kolektive, ku jemi detyruar të vetëmbyllemi për shkak të këtij agresioni të heshtur.
Jo për shkak të ndonjë nostalgjie të mundshme pse kam qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit (dhe kjo nostalgji do të ishte krejt e natyrshme), por më shumë për shkak të rezonancës së fortë me publikun të kësaj strukture kaq të përkushtuar në shërbim të shoqërisë shqiptare, ne duhet ta mbështesim fuqishëm policinë në luftën e saj me të gjitha derivatet e krimit dhe keqbërjes e veçmas ta mbështesim në këtë luftë të pashembullt që i ka shpallur kësaj flame infektive me emrin coronavirus, që bën kërdinë në gjithë globin.
Falë këtij përkushtimi model është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që besojnë se policia po bënë gjënë e duhur në këtë situatë të jashtëzakonshme, duke qëndruar ditë e natë në këmbë, me orar e pa orar, me ato rroga që vlejnë shumë për të dëshiruar, me barrën e halleve të tyre pesonale e familjare mbi supe, duke bërë gjithçka që e keqja të kufizohet sa më shumë dhe shanset e kapërcimit të kësaj ngecjeje të madhe të jenë sa më të mundshme dhe sa më reale.L'immagine può contenere: una o più persone, auto e spazio all'aperto
Mirënjohja jonë si qytetarë të lirë të këtij vendi, që po përjetojmë një vetëkarantinim të pa parë të paktën tash e njëqind vjet, shkon tek policët e thjeshtë të rrugës, të komunitetit, tek strukturat e antikrimit, tek titullarët e të gjitha rrangjeve të shërbimeve policore, tek drejtuesit e lartë, që po shërbejnë me devocion e përkushtim të epërm, pa gjumë në sy, të ngrënë e të pangrënë, për të zbatuar ligjin dhe për të mos lejuar që kaosi dhe e keqja ta marrë përpara shoqërinë shqiptare, në këto ditë stresi dhe ankthi kolektiv.
Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia ka bërë thirrje të vazhdueshme, na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba, por të jemi të gjithë në një front, në frontin e luftës së heshtur kundër këtij përbindëshi tinëzar, që nuk dihet se kur shfaqet dhe çfarë pasojash mund të ketë nëse nuk mbahet në një kontroll të rreptë.
Qytetarët janë me ju, të dashur policë, të dashur kolegë, miq të njerëzve në nevojë, miq të qytetarëve që e duan ligjin dhe të drejtën, miq të gjithëkujt që mendon se nuk mund të dalim nga rrethi i të keqes që po na kërcënon me kaq agresivitet, pa sakrifikuar diçka nga liria jonë, nga mirëqënia jonë.
Jemi në pikun e përplasjes së heshtur dhe inatçore me këtë virus agresiv, të pabesë dhe cinik, që na kërcënon me jetën dhe shëndetin, me lirinë dhe mirëqenien, me demkracinë dhe standardet që kemi arritur me kaq punë e sakrifica, gjatë këtyre tridhjetë viteve demokraci në Shqipëri.
Ju jeni heronjtë tanë, të dashur policë, jeni modeli që ne duhet të ndjekim në këtë betejë të fortë dhe pa kthim prapa, gjer në gjunjëzimin e këtij agresori cinik dhe të frikshëm.
Ju gjithmonë keni qenë model dhe keni mbajtur mbi supe peshën e rëndë të rendit publik, garancitë e ligjit dhe të së drejtës qytetare kundër çdo dhunimi, krimi dhe keqbërjeje.
Ne si qytetarë mbështesim luftën tuaj,rezistencën tuaj, qëndresën tuaj, gadishmërinë dhe përkushtimin tuaj.
Ne jemi me Ju, jemi me rregullin, me ligjin, me vetëkarantimin sot e për aq kohë sa të jetë e nevojshme, që nesër të shëndetshëm të takojmë njëri-tjetrin e të kompensojmë kohën e vetmisë dhe izolimit.
Askush nuk na pengon për të shfaqur dashuri e solidaritet, edhe në këto rrethana dramatike që po kalojmë të gjithë, ndaj të pamundurve dhe atyre që kanë vështirësi për të përballuar këtë realitet krejt të pazakontë.
Shembulli dhe modeli juaj, të dashur policë, oficerë policie të të gjitha gradave dhe rrangjeve, miq dhe kolegë të mi, le të jetë burim frymëzimi për të gjithë ne, që ta pëballojmë këtë të keqe kolektive që na ka zënë dhe të dalim të padëmtuar nga kjo luftë e heshtur dhe e padukshme, për hir të së nesërmes sonë dhe të fëmijëve tanë.
Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë forcë e kurajo për ta çuar gjer në fund dhe për ta fituar me ne të gjithë së bashku këtë luftë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.