Nijazi Halili u lind me 01 mars 1964 në Tërstenik.
Në vitet 1971-1979, kreu shkollën 8-Vjeçare “Liria” në Sllatinë e Epërme,Ksovoë. Më pas vijoi mësimet në shkollën e mesme “Bora e Ramizi”, në qytetin e Vitisë. Për bindje politike gjatë vitit 1981/82 e larguan nga shkolla regjimi i atëhershëm komunist jugosllav. Në vitet 1983-1987 vijoi studimet në shkollën e lartë Pedagogjike Bajram Curri në Gjakovë. Përveç kësaj, në vitet 2004, kreu dhe studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetit e Gjakovës, pa shkëputje nga puna. Ka studiuar në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93 pa shkëputje nga puna. Me 13.10.2010, ka marr titullin shkencor: Magjistër i shkencave, me profil shkencat politike në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, mbrojtur pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, vlerësuar me “shkëlqyeshëm” disertacioni me temën “Personalitet e shquara shqiptare dhe roli i tyre në diplomacinë botërore. Në periudhën shkurt 2012 – dhjetor 2013, ka fituar titullin shkencor: Kandidat për Doktor në Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Emuni në Slloveni. Ky titull u mor, pasi kreu dhe studimet Euro-Mesdhetare 2012 (program intensiv) organizuar nga Universiteti Euro-Mesdhetar dhe institucioni partner (në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë). Në datën 1 prill 2015, ka marrë titullin shkencor: Doktor në Administrim Biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerësoi me “shkëlqyeshëm” disertacionin me temë “Ballkan Peninsula of Crisis –feilure of diplomatic managment”. Ka kryer kursin e Parë Intensiv Akademik–Marrëdhëniet Ndërkombëtare Euro-Mesdhetare, 27 Shkurt -13 Mars 2012, mbajtur në Portorozh, Sloveni. Ky kurs është vlerësuar me dhënien e provimeve të lëndëve 20 ECTS kreditë akademike. Në provimin përfundimtar është marrë sistemi i vlerësimit të notave (Klasa B) – shumë mirë. Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë. Aktualisht është emëruar: Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anëtar i Aluminit të Universitetit Europian të Tiranës në Shqipëri, Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan, Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë, Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë, Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë. Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA. Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në Departamentin e Arsimit të Lartë, në MASHT,Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019. Themeluesi i lëvizjes “Kombi na thërret” me një grup intelektualë e veprimtarë të dalluar, që punojnë vullnetarisht për çështjen kombëtare shqiptare, me seli në Itali, 2020. Anëtar i Akademisë së Shkencave të New York, USA, Nëntor 2021-22. Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik. Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë, dhe tani profesor i rregullt në Kolegjin Universum në Prishtinë. Nga Kolegji Iliria, avancohet me thirrje akademike Profesor Asistent në fushën e Ekonomisë për lendet Integrime evropiane, me Nr. e referencëns Nr.770/16, me dt.01.04.2016, Pofesori Nijazi Halili, me 3.02.2020 me thirrjen akademike Profesor i Asocuar (Prof.Asoc) në fushën ekonomike, me nr.e referencës 22/2020 .nga Akademia Shqiptare-Ameriakne për Shkencë dhe Arte në New York,SHBA. Është autor i shumë librave universitare si dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare . Aktualisht është emëruar: Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anëtar i Aluminit të Universitetit Europian të Tiranës në Shqipëri, Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan, Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë, Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë, Anëtar i Organizatës Unitetit Global-Alban, me seli në Prishtinë, Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë. Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA, 2019. Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat e