13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Kastriot Dervishi

“Pulat” e ballistëve dhe kopetë e partizanëve
Ndërsa namin për pula ia nxirrnin ballistëve, për vete partizanët me kope.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Në luftimet me kundërshtarët politikë, bagëtia zinte hallin më të madh se si do ndahej ajo.
Në letrën e komisarit të Batalionit “Fuat Babani”, Myzafer Spaho të datës 30 prill 1944, për Shtabin e Qarkut të Korçës, përshkruhen luftimet në Devoll më 17-28 prill 1944. Ishin goditur Suli, Koshnica, Bozhigradi dhe Tresteniku. Ishin grabitur 400-500 bagëti prej Bozhigradi. Midis të tjerash, në letër thuhet:
Bozhigradi
Me marrjen e bagëtive u ka hyrë grindja, pse kopetë qenë të përziera. Një pjesë (5-6) erdhën, sollën pushkët e kërkojnë bagëtitë. Pushkët i morëm, por bagëtitë nuk ua dhamë…
Sa për bagëtitë ato unë i mora dhe brenda një dite i shpura në Omockë (Greqi). Aty zura një çoban, lashë 3 partizanë (që kanë qenë më parë barinj).
Aty është edhe një shok dhe rregulluam mënyrën e shfrytëzimit të tyre (gjalpë, djathë). Tufa arrin 310-320 kokë dhen, dhi, shqerra, lopë. Sa për bagëtitë e mëdha, (32 qe, lopë, viçka, kuaj, gomerë), i dërgova t’i shesin, mbasi edhe 2 ditë por t’i mbanim do të ngordhnin. Se ishin të dobëta prej dimrit. Tani del hesapi i të pafajshmëve…Bagëtitë i shpumë në Greqi, pse ka kullotë dhe në anë tjetër.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.