17.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

KONFERENCA E VIII – të E DEGES SË OBVL SHKODËR,       KOLONEL ALI DEMUSHI ZGJIDHET KRYETAR

 

 

Nga Muharrem GJOKA

Mjeshtër i Madh & Nënkryetar i OBVL

 

Në një atmosferë të ngrohtë, por edhe mbresëlënëse, të shtunën më 10 dhjetor 2022, u zhvillua Konferenca e VIII-të e Degës së Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL) Shkodër.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Që në fillim dua të evidentoj rolin e kolonel Ali Demushit, një ish-ushtarak karriere gati mbi 50 vjeçare, i cili përvojën e vyer në drejtimin e reparteve e njësive ushtarake, nga Gramshi në Shkodër po e implementon me sukses në drejtimin e kësaj dege të OBVL-së.

Kjo u duk fare qartë në raportin analitik që ai mbajti në fillim të kësaj konference, ku sipas tij veteranët dhe pasardhësit, anëtarë të OBVL në Shkodër kanë luajtur dhe luajnë rol të dukshëm në evidentimin dhe promovimin e vlerave tona historike nëpërmjet përkujtimoreve të ngjarjeve dhe të heronjve e dëshmorëve të kombit tonë.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai evidentoi rolin e Heroit të Popollit, të ndjerit Gjeneral Rrahman Parllaku “Nderi i Kombit”, i cili i jetoi tri epokat dhe u bë njê dëshmi e pa kundërshtueshme nga asnjë historian. “Ishte fat i madh që e patëm Kryetar të OBVL-së të Shqipërisë për shumë vite dhe që kemi mundur të marrim nga “Arkivi i kthjellët Mendor i Tij”  gjithë atë material voluminoz, të pasqyruar në libra dhe në gazetën tonë “VETERANI”, tha ndër të tjera kolonel Demushi, duke u angazhuar se do të ecim nën gjurmët dhe shemullin e tij.

Ai vlerësoi gjithshtu rolin dhe cilësinë e gazetës “VETERANI”, organ i OBVL-së ku nëpërmjet sajë ushtrohet e pasqyrohet e gjithë veprimtaria e OBVL-në Qëndër dhe degët në rrethe si dhe bashkpunimin e ngushtë me Organizaten e Veteranëve të Kosovës që nga krijimi i Organizatës, ka qënë dhe është i frutshëm e i jashtzakonshëm, ku një ndihmesë të madhe për mbajtjen e sajë me botime shkrimesh cilësore kanë dhënë kryeredaktori i saj Halil Rama, gjeneral Parllaku, kolonel Myfit Guxholli, kryetari aktual i OBVL kolonel Sotir Budina etj, por edhe gazetarët e studjuesit Sakip Cami, Xhemal Meçi, Shpendi Topollaj, Prof.asoc.dr. Bernard Zotaj, prof.asoc.dr,Zaho Golemi, Bashkim Hisari-N/kryetar i Organizatës së Veteranëve të Kosovës etj, si dhe nga dega e jonë OBVL-së.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Dega jonë e OBVL-së ndjehet e lumtur që u krijua Federata Shqiptare e Veteranëve të Luftrave për Liri e Pavarësi të Popullit Shqiptar, nga dy Organizatat e Veteranëve të LANÇl të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat pa dyshim i shrbejnë bashkimit Këkombëtarë, të çka do thotë për qeveritë e të dy shteteve Shqiptare më parë të ulen e të bashkojnë kokat mbi baza të shëndosha kombëtare sepse tokat aty janë e nuk lëvizin nga vendi. Gjithashtu OBVL-ja, dega Shkodër mbështetë fuqimisht deklaraten e kêsaj Federate për ashpërsimin e denimin që i ka bërë agresionit rus ndaj Ukrahinês, gjithashtu dënon mosdënimin e këtij agresioni nga Serbia dhe mosvënien e sanksioneve ndaj Rusisë për këtë agresion të tipit fashist”, theksoi Z.Ali Demushi.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Konferencën e përshëndeti edhe Nënkryetari i Org.Veteranëve të LANÇ të Kosovës Bashkim Hisari, i cili solli përvojën e kësaj organizate dhe shtroi si domosdoshmëri intensifikimin e veprimtarive të përbashkëta në kuadrin e Federatës Shqiptare të Veteranëve të Luftrave për Liri e Pavarësi të Popullit Shqiptar, sidomos vitin e ardhshëm që është viti i 80-vjetorit të Konferencës së Bujanit. Ndërkohë që në konnferencë ishte edhe Prof.Xhevat Koshi, anëtar i kryesisë së OVLANÇ të Kosovës, i cili për vetë moshën e thyer dhe kontributin e vyer si ish drejtor i instituciineve arsimore në Gjakovë u mirëprit dhe u respektua maksimalisht nga pjesëmarrësit në këtë konferencë.

Unë si nënkryetar i OBVL-së që kam punuar për disa vite e dekada në Shkodër, ndjeva krenari të ligjshme kur në këtë konferencë u anëtarësuan në OBVL disa personalitete shkodrane si: Zef Ukcama, Mimoza Bushati (të cilët u zgjodhën përkatësisht nënkrytar dhe sekretare të kësaj dege, dhe ku nga kjo konferenë u rikofirmua kryetar kolonel ALI DEMUSHI), Isa Gjongeci, Hivzi Bushati, Beniamin Bushati, Rexhep Reçi, Sami Boriçi, Sadik Dedushi, Mimoza Rragami, Artur Dume, Fatmir Meshi, Muhamet Shala, Lumturi Valbona, Ali Matlia e Minire Gjongeci – që të gjithë nga familje emërndritura të Shkodrës e nga rrethet nga kanë ardhur në këtë qytet me tradita të lashta demokratike, me arsim të lartë dhe profesione të nderuara.

Një mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh Z.Rexhep Reçi – Drejtor i Pallatit të Sportit Shkodër për mbështetjen që i jep degës së OBVL të kësaj bashkie..Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

OBVL, ORGANIZATË SHOQËRORE ATDHETARE

 

Pjesëmarrësit në këtë konferencë mirëpritën dhe duartrokitën fjalën përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OBVL-së, Akademik Halil Rama – Mjeshtër i Madh.

“Në emër të Kryesisë së OBVL, dhe personalisht kryetarit të saj, kolonel Sotir Budina, ju sjell përshëndetje të ngrohtë e miqësore dhe njëherësh ju shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin tuaj në ringritjen dhe vitalizimin e degës sonë në Shkodër.

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL) e themeluar 28 vjet më pare, është një organizatë shoqërore atdhetare. Ajo u formua që të vlerësojë realisht historinë e luftës së lavdishme Nacional Çlirimtare, që të shmangë shtrembërimet e periudhës së regjimit totalitar, mohimet dhe politizimet e bëra si rezultat i regjimit diktatorial të E.Hoxhës, por edhe me qëllim të caktuar nga individë që kërkonin lavdi dhe pushtet të pamerituar.

Në kurthin e tyre ranë me dëshirë dhe me servilizëm historianë të ndryshëm që e shtrembëruan historinë e LANÇ.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pas viteve 90 dhe ndryshimeve demokratike që ndodhën në Shqipëri, një kontribut dha edhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL). Është i njohur kontributi i saj gjatë procesit të ndryshimeve demokratike e deri më sot”,-theksoi z.Halil Rama. Më tej ai u bëri të ditur pjesëmarrësve në këtë konferencë se OBVL u krijua me nismën e një grupi pre 64 personalitetesh, gjeneralësh dhe luftëtarësh, figura politike të respektuara, por fatkeqësiht të dënuar nga regjimi komunist.

“Ju, anëtarët e Degës së OBVL Shkodër duhet të jeni krenarë, për faktin se në grupin themelues me  figura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin:Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku, Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçrami, Maqo Çomo, Muhamet Prodani (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), gjeneral-majorët: Nexhip Vinçani dhe Ernest Jakova ishte edhe shkodrani Sadik Bekteshi (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit),.

Po ashtu edhe për faktin se  me luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfixhe Broja(Ciu), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani), Mine Doraci e të tjera, por fatkeqësisht të dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, ishe edhe shkodrania Zenepe Golemi (Ashiku).

Le të shërbejë kjo konferencë edhe si homazh për këto personalitete me rrezatim mbarëkombëtar.

Unë sot dua të evidentoj gjithashtu kontributin e të parit kryetar të degës suaj, Z.Muharrem Bushati që e drejtoi atë me përkushtim të rrallë për më shumë se një dekadë”, vijoi fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i OBVL-së. Ai vlerësoi gjithashtu

Kontributin e colonel Ali Demushit, që falë, personaltetit dhe atdhetarizmit te tij të spikatur, Dega e OBVL Shkodër është sot ndër degët më të mira të kësaj organizate në shkallë vendi. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Mirënjohje për këtë burrë e inteleketual të vyrtytsshëm që ka bërë dhe bën gjithshka për të evidentuar dhe promovuar vlerat më të mira historike të kombit tonë, me aktivitete përkujtimore por edhe me shkrime dinjtoze në gazetën “Vererani” për personalitete të LANÇ e të luftrave për liri e pavarësi të popllit tonë.

Ishte këmbëngulja e tij që me propozimin e Kryesisë së OBVL Presiddenti I Republikës dekoroi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” general Veli Dedin”, theksoi Z.Halil Rama.

Duke përfunduar ai shprehu bindjen që nën drejtimin e kolonel Demushit, dega e OBVL Shkodër do të vazhdojë të jetë shembulli më i mirë në vlerësim dhe mbrojtje të:

KONTRIBUTIT TË SHQUAR TË POPULLIT SHQIPTAR NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE; PËR DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT; VLERËSIMIN E LUFTËS SË DREJTË TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, LIRISË DHE PAVARËSISË  SË SAJ, SI DHE PËR ÇËSHTJEN MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE DHE SI ORGANIZATA QË MBËSHTET DHE KONTRIBUON PËR DEMOKRACINË DHE KONSOLIDIMIN E SHTETIT LIGJOR.

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.