9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Korona virusi dhe shkembimi i ekseriences me ngujimin

Shkruar nga Lazer Kulla

Sipas lajmeve të fundit edhe Ne po na duhet të kalojmë në vetëizolim ….Qeveria Provinciale sapo deklaroj gjëndjen e emergjencës. Por me aq sa kuptova unë të Hanën e ardhshme masat do të pershkallëzohen shumë më teper. Opozita e ketushme në ndryshim me atë në atdheun mëmë nuk bën politikë me fatkeqsitë natyrore, perkundrazi e ulë në gjysmë shtize flamurin politik dhe i bashkohet qeverisë e kombit per ta perballuar me sa më pak humbje e vuajtje të jetë e mundur.
Edhe medias se këtushme u mungojnë laskarët e gjithologët e tipave të kudo ndodhur ….
Personalishtë mendoj se se jemi të vonuar në masat që u morën sot dhe ato që pritet të merren në ditët në vazhdim…
Por, siç thotë populli, ma mirë vonë se kurrë🙏
Pra, thanë shkurtë: nuk kam problem me masat e marruna apo ato që do merren. Problemin e kam si do ta menaxhojmë vetë ngujimin?
A ashtë e mundeshme ata që e provuan vetngujimin perpara nesh , të na japin disa keshilla dhe mirësishtë të ndajnë me Ne eksperiencen e tyne, që ta kemi sa ma të lehtë të mundeshme jetën personale e familjare, kur ke pjestarë familje një femi 11 vjeçar dhe një nanë 80 vjeçe.
Thirrja ime per ndihmë ashtë sa serioze aq edhe e sinqertë.
Çdo eksperiencë sado e vogël mundet të duket, vlerën mundet ta ketë të jashtëzakonshme per Ne si familje. Bota po perballet me një luftë të dukshme , por armiku ashtë i padukshëm…😭 Perfundimishtë jemi nën meshirën e Zotit dhe nën kujdesin e mjekëve.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.