Kosovë në këtë përvjetor në ora 20 përkujto predhat Tomahovk duke kërsitur e bërë zhurmë deri në qiell.
Fishkëllo me gjithë forcën që ke sikur ato sirenat trishtuese të trenave të gjatë që zbarkonin në luginën e Bllacës,e i ipnin botës së qytetëruar kumtin e një tragjedije përmasash të mëdha.
Protesto kundër injorantëve duke kujtuar zërin e fëmijve e nanave të cilat në jehun morbid të armëve të barbarëve kërkonin shpëtim,e udhë për të mbijetuar.
Protesto kundër politikçmendurve duke kujtuar .Bllacën njollën më të rëndë në ndërgjegjjen njerëzore në këtë fundshekull, aty ku ndodhi apokalipsa e kohëve modern, sepse.aty TI u binde se je më e fortë se vdekja.
Solidarizohu dhe përkujto me krenari solidaritetin gjithëshqiptar gjatë golgotës më të tmershme në historin e njerëzimit e cila mrrekulloi opinionin botëror.
Mos harro kurrë se me Bllacën përfundoi periudha e shfarosjes së shqiptarëve dhe filloi ajo e ringritjes shpirtërore e morale. Prandaj, kujto Bllacën se nderon veten”.
Mos harro se më 12 qershor të vitit 99 triumfalisht forcat e Nato-s hynë në Kosovë,në pritje të çlirimtarëve të tyre kishin dalë shqiptarët e mbetur në Kosovë. Populli shqiptar u tregua madhështor sepse dëshmoi se më shumë se sa mënyrën dhe shkallën e mundësis së ekzistimit të tyre fizik e duan Kosovën.
Mos harro deklaratën e Presidentit amerikan Bill Klinton: “fati i Kosovës tani më varet nga populli i saj dhe udha që do ta zgjedhin liderët e saj.”
Mos harro kurrë se më 99 përjetove një luftë ndërmjet kombit shqiptar dhe Serbisë dhe duhej të ishte lufta finale e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës.
Mos harro se në Kosovë po vazhdojnë të ndeshen interesat evroperendimore e amerikane në një anë dhe të Rusis në anën tjetër.
Vazhdo me ba zhurmë Kosovë … sepse populli shqiptar është përcaktuar për demokraci, prosperitet dhe ardhmëri e cila do të ndërtohet në përputhje me synimet civilizuese.
Kombi shqiptar në këtë orë të madhe të historisë nuk ka kohë të mësojë historin,por të manifestojë përgjegjësi kolektive e të veprojë historikisht.