“Frymëzim Nëntori”
Mbi librin e fjalës së shkruar
lartësohet një kala e fortifikuar,
që rrezaton me burrat e Nëntorit,
që lartësuan kalanë-Shqipëri.
Në shqip po i flas kohës,
shqip i lë historisë dëshmi:
22 Nëntorin, ditën e alfabetit në Manastir,
si vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit,
28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë
si dita e Flamurit të Shqiptarisë.
Ndaj nëntorit frymëzohem
Krenare thur poezi.
I lutem Zotit
Që Bashkimin Kombëtar
Të na bekojë në harmoni!
Si dielli dal në breg,
valëve të kaltra të Adriatikut
ndjek një shteg.
Ndal në një kodër mbi lumië
ku shpirttrazuar nëntori nxjerr shkumë…
Pikon gjak trendafili mbi degët e shpresës;
në sythet e dritës,
në ëndrrat e jetës,
hapësirave të mendjes,
lëndinave të shpirtit,
prushit të buzëve,
erërave të qiellit,
nën harkun e yjeve,
ku nata ngre pluhurin e hijeve.
Mbi qerpikë të nëntorit,
zbardhin shekujt datat e historisë!
Malet rrezatojnë gurët e dritës,
Ku rrjedhin pergamenet e përjetësisë!
Gëzuar shqiptari!