12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Krimet e nderit si “terrorizëm islamik kundër Familjes”

 

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.

 

Krimet e nderit si “terrorizëm islamik kundër Familjes”
Kohëve të fundit ballafaqohemi me fenomenet kriminale të paramenduara dhe të
qëllimshme, që ishin parapa me kohë që mund të na ndodhnin.
Pasiqë propaganda fetare dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike
ishte orientuar në dy drejtime:
1. në propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike pas 2001-shit, e sidomos
atë në formë perfide pas 2016-ës, apo edhe në formë të propagandës fetare islame,
me qëllim të provokimit dhe nxitjes së akteve terroriste islamike konkrete, sidomos
ndaj “armiqëve” të Islamit- që shkaktoi kryerjen e disa Akteve terroriste islamike
në termin klasik.
2. në propagandën fetare islame e deri propagandën radikale, ekstremiste e terroriste
islamike, me qëllim të nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë
a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një
dukurie sipas tyre “jomorale”–që ka të bëjë me formën e re të Akteve terroriste
islamike kundër Familjes Shqiptare, e që janë shkaktuar në numër shumë më të
madh.
Kryerja e formave më të rënda të krimeve të nderit, siç është “vrasja e nderit”
në kohët e fundit, ka terrorizuar publikun e gjerë në Kosovë dhe mund të shihen si
“akte terroriste islamike kundër familjes. E që Republika e Kosovës, nuk
ballafaqohet vetëm me fenomenin kriminal të “vrasjeve të grave” e që për fat të
keq, as emërtim të duhur nuk i bënë, pasiqë në gjithë botën, vrasjet e femrave të
familjes, për shkak të nderit emërtohen si “vrasje nderi”, derisa format tjera të
krimeve të nderit, në vendin tonë, as nuk emërtohen e as nuk trajtohen si të tilla, por
siç ndodhi kohët e fundit, me ndalimin e testimit të virgjërisë si vepër penale me
ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës. Kurse format e krimeve të nderit si: leçitjalargimi dhe emigrimi; izolimi-kufizimi-kontrollimi-shoqërimi; kërcënimi; tortura;
sulmi, rrahja dhe dhuna në familje; martesa e detyruar, e rregulluar a shitja; testimi
i virgjërisë, shtatzënisë a ADN-së së foshnjes; rivirgjërimi dhe abortimi; rrëmbimi;
gjymtimi; përdhunimi, përdhunimi hakmarëës a grupor; vetëvrasja e detyruar;
vrasje dhe tentim-vrasje nderi dhe hakmarrja e gjakmarrja, të gjitha këto të kryera
në emër të nderit, do duhej inkriminohen si vepër e veçantë penale, apo si formë e
cilësuar( e rëndë) e çdo vepre penale.
Propaganda fetare është e lejuar dhe nuk ndalohet në vendet demokratike, derisa në
vendet e caktuara arabe ndalohet çdo propagandë tjetër fetare jashtë fesë islame. Mirëpo
propaganda fetare islame, do duhej përshtatur vendit tonë, e jo të jenë kopje e asaj të vendeve
arabe, pasiqë as Turqia, Egjipti etj, nuk tolerojnë propagandën fetare islame, të tipit të Arabisë
Saudite etj. Propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, që ka të bëjë me
propagandimin e temave të caktuara fetare, të cilat bëhen me qëllimin e nxitjes së reagimit a
veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në
parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale” sidomos duke nxitur familjarët
kundër familjarëve femra. Propaganda fetare islamike dhe propaganda radikale, ekstremiste e
terroriste islamike, janë aq të shumta në predikimet, duke përdorë metaforat, frazat,
2
shembëllimet e shembëlltyrat, tregimet ilustrative dhe hadithet, praktika të dijetarëve dhe
pushtetarëve islamik dhe referenca kuranore, duke filluar nga dallimi gjinor, diskriminimi
gjinor, nënshtrimi gjinor i femrave ndaj meshkujve, të gjitha këto në çdo raport familjar,
bashkëshortor, shoqëror dhe eskatologjik etj.
Patriarkalizmi:Prej nga mund të kuptohet qartë lidhja shkakore, mes predikimeve
islamike me patriarkalizmin e në veçanti patriarkalizmin islamik. Në Lindjen e Mesme,
patriarkalizmi u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të
Aleksandrit të Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi
i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”1
e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në
ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që ishte
judaizmi, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.2 Supremacia mashkullore dhe
pushteti në kontrollin seksual të femrave, kontrollin e sjelljeve të femrave dhe kontrollin e
fuqisë riprodhuese të femrave, falë ideologjisë patriarkaliste, e cila më pas u përligj edhe me
ligje hyjnore dhe se segregacioni gjinor, diskriminimi gjinor, dhunë gjinore dhe krimet e nderit,
u bënë të pranueshme, të arsyetueshme për shoqëri, kultura, tradita, zakone dhe praktika fetare.
Filluar me Kodin e Hamurabit, në të cilin thuhej që e kishin caktuar fuqitë hyjnore të Babilonisë
ashtu edhe sanksionet që parashiheshin në të, thuhet që ishin vënë nga hyjnitë,3
e që në të
rregulloheshin edhe çështjet martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të
përshtatshme të nuses,4
pastaj çështja e sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja
për nderë.5
Krimet e nderit: Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk
është e lidhur vetëm me një religjion ose një praktikë religjioze, por që është regjistruar si në:
judaizëm, hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj.6 Prandaj krimet e nderit në
Lindje, vijnë nga praktikat dhe besimet kulturore/fetare,7
e që asesi s’mund dhe s’duhet të
trajtohen vetëm siç shpesh shihet që bëhet qëllimisht, që krimet e tilla etiketohen vetëm si
fisnore, a edhe kulturore, por shprehimisht eksludohen dhe ndahen nga çdo lidhje me praktikat
dhe besimet fetare. E kjo vërehet që qëllimisht bëhet edhe në Trojet tona, që zakonisht ç’kapen
nga roli dhe ndikimi i fesë islame në to, duke bërë njejtë si liderët fetar islam që e dënoncojnë
forcërisht çdo mundësi lidhjeje mes krimeve të nderit dhe feve,8
e veçmas fesë islame.
Mirëpo kohët e fundit duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit
të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”,9

1
Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, By Robert M. Strozier, 2002,
faqe 46.
2
Foucault, Subjectivity, and Identity: Historical Constructions of Subject and Self, By Robert M. Strozier, 2002,
faqe 46; The Creation of Patriarchy. Women and History, By Gerda Lerner, 1986, Oxford University Press. faqe
8–11.
3 Primary Sources for Ancient History, By Gary Forsythe, 2018, faqe 44.
4 Western Civilization: Volume I: To 1715, By Jackson J. Spielvogel, 2016, faqe 10, 187.
5 Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 17.
6 Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 17.
7 https://www.ohchr.org/Documents/Issues/Women/A.HRC.20.16_En.pdf, faqe 4, paragrafi 23.
8 http://www.bbc.co.uk/ethics/honourcrimes/crimesofhonour_1.shtml(qasur më 20.05.2020).
9
Facets of Contemporary History, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2015, faqe 338;
https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669 ; https://www.bbc.com/news/world-middle-east-22992365
; http://www.bbc.co.uk/radio4/womanshour/2006_03_wed_03.shtml ;
http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/2802305.stm ; http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4075017.stm
(qasur më 20.05.2020).
3
shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri
real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,10 derisa besohet që numri i rasteve të paraportuara
është shumë i lartë,11 kurse vetëm 5% raportohen,12 ndërsa edhe më i lartë numri i rasteve të
padënuara.13 Kurse në një ditë raportohen në total 47 raste vrasjesh të grave në botë-sipas
gjetjeve të gazetarëve të BBC-së,14 derisa mesatarisht ndodhin 137 vrasje të grave nga partneri
a familjarët e saj për çdo ditë.15 Grupet e avokimit të grave, theksojnë që shifra çdo vjeçare e
viktimave të krimeve të nderit, është afër 20.000,16 dhe se një numër i madh nuk raportohen
dhe poashtu edhe fshehen.17
Më shumë se 90 % të rasteve të krimeve në bazë të nderit, janë raportuar në vendet
muslimane ose në mesin e komuniteteve muslimane që jetojnë në shtetet joislame.18
Madje
91% të rasteve në nivel global, janë musliman,19 që kanë kryer krimet e nderit, në Amerikën
veriore janë 84% të rasteve, përqindja tjetër janë sikh dhe disa hindus. Sipas një studimi të bërë
nga psikologu Phyllis Chesler, të studiuara 67 vrasjet e nderit që kanë ndodhur mes viteve
1989-2009, prej tyre 96% të vrasësve të nderit në Europë janë musliman dhe 68% e viktimave
janë torturuar para se të vdesin.20 Prandaj krimet e nderit që shumica e rasteve të raportuara
tashmë në Europë, kanë ndodhur mes komunitetit musliman ose emigrantëve musliman,21 e që
lidhen kryesisht me kulturën arabe.22 Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet
e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me
Lindjen e Mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën,23 por veçmas në komunitetet e

10 Facets of Contemporary History, By M. Thilakavathy, R.K. Maya, 2015, faqe 339.
11https://www.bbc.com/news/world-asia-35943732 ;
https://www.independent.co.uk/news/world/asia/lahore-honour-killing-farzana-parveen-s-family-claimhusband-was-behind-murder-9466025.html ; https://www.france24.com/en/20140529-pakistan-stoningvictim-police-inaction-pregnant-woman-cime-honour-killing ; https://www.bbc.com/news/world-asia27593504 (qasur më 20.05.2020).
12https://www.haloproject.org.uk/blog/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-are-referred-to-cps/;
Religion, Law and Security in Africa, By African Consortium for Law and Religion Studies. Annual Conference,
2018, faqe 81;
https://www.theguardian.com/society/2017/nov/07/only-5-of-honour-crimes-reported-to-police-arereferred-to-cps (qasur më 20.05.2020).
13 https://www.sbs.com.au/news/activists-horrified-over-honour-killing ; https://www.bbc.com/news/worldasia-27619669 (qasur më 20.05.2020).
14 https://www.bbc.com/news/world-46292919 (qasur më 20.05.2020).
15 https://www.weforum.org/agenda/2020/11/violence-against-women-femicide-census/;
https://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/GSH2018/GSH18_Genderrelated_killing_of_women_and_girls.pdf, faqe 10; https://www.unwomen.org/en/what-we-do/endingviolence-against-women/facts-and-figures; https://www.bbc.com/news/world-46292919(qasur më
20.05.2020).
16https://www.bbc.com/news/world-asia-27619669; https://www.bbc.com/news/world-middle-east22992365 (qasur më 20.05.2020).
17 https://www.bbc.com/news/world-46292919 (qasur më 20.05.2020).
18 Honour Killing in the Second Decade of the 21st Century, By Shahnaz Shoro, 2017, faqe 18; Beyond Honour
A Historical Materialist Explanation of Honour Related Violence, By Tahira S. Khan, 2006,faqe 9.
19 Honor Killings, Liza Idzikowski, 2017, faqe 114.
20 https://www.meforum.org/2646/worldwide-trends-in-honor-killings (qasur më 20.05.2020).
21 https://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/X2H-Xref-ViewHTML.asp?FileID=10068&lang=EN(qasur më
20.05.2020).
22 https://www.justice.gc.ca/eng/rp-pr/cj-jp/fv-vf/hk-ch/p1.html (qasur më 20.05.2020).
23 Politics and Culture in the Developing World, The Impact of Globalization, By Richard J. Payne, Jamal R.
Nassar, 2006, faqe 184; The Marriage and Family Experience: Intimate Relationships in a Changing Society, By
4
emigrantëve me origjinë nga këto regjione a vendet arabe dhe me muslimanët.24 Derisa
ekspertët theksojnë që dukuria e vrasjeve të nderit, në Indinë veriore nuk është aq e theksuar
dhe e zakonshme sesa është në Pakistan dhe në Afganistan.25
Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit-“terrorizmit islamik kundër familjes”:
Republika e Kosovës, duhet ta trajtoj në shumë dimensione dukurinë e “terrorizmit islamik
kundër familjes.” Për këtë nevoitet trajtimi: masat ligjore; masat politike-ekonomike, masat
fetare(Bashkësitë fetare, duhet të mbikëqyrin klerikët e tyre, përpara se klerikët e tillë të ndiqen
penalisht, si dhe predikimet e tyre duhet të jenë në pajtim me ligjet në fuqi në Republikë të
Kosovës( p.sh: dallimi gjinor i femrave dhe meshkujve nuk është në pajtim me ligjet në fuqi.
Predikimet që gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda. Nënshtrimi i femrës ndaj
mashkullit etj janë të gjitha kundër ligjeve në fuqi në Republikë të Kosovës), masat panale etj.
Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit-“akteve terroriste islamike kundër familjes”
për rastet konkrete: Sikur të kishte Avokat të Popullit “të vërtetë” në Republikë të Kosovës,
do kishte ngre zërin për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në
Repulikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet a mosveprimet e paligjshme të autoriteteve
publike,26 pastaj sipas paragrafit 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 05/L-019, do fillonte procedurë me
iniciativën e vetë apo të ndonjë personi në emër të të dëmtuarit,27 veçmas ky(Avokati i Popullit)
ka kompetencë për të kryer edhe punë të përcaktuara edhe më Ligjin për mbrojtjen nga
diskriminimi, Ligjin për barazi gjinore.28 E që të gjitha thirrjet për dallim-diskriminim gjinor
dhe pabarazi gjinore të bëra nga klerikët islam, kanë qenë publike.
Familjarët e viktimave të “krimeve të nderit”-“akteve terroriste islamike kundër
familjes” angazhoni avokat që do e mbronte meritorisht rastin tuaj( jo avokat servil, haraçexhi
dhe joprofesionist).
Avokati profesionist, do ju ofronte mbrojtje në:
1. Procedurë penale: Të ndjeken penalisht dhe dënohen policët dhe prokurorët që i kanë
regjistru rastet e krimeve të nderit dhe raportimet që nuk i kanë regjistru( sepse zakonisht
në këto raste ndodhë që shpesh viktima riviktimizohen edhe më keq nga policia, prokuroria
dhe gjykata, mes të tjerash as nuk i regjistrojnë rastet e kërcënimit, rrahjes etj), si dhe ndaj
gjykatësit që ka shqiptu urdhër gjyqësor a vendim gjyqësor që ka leju qëndrimin në liri të
kryesit.
Kjo është detyrë dhe kompetencë ligjore e prokurorit në shtetet ligjore dhe demokratike,
por mos pritni që prokurorët “taleban” të Kosovës, të ju përfaqësojnë a që gjykata të
emërojnë avokat ex officio( sa për sy e faqe), për t’iu përfaqësu. Prokurorët do përpiqen të

Theodore F. Cohen, Bryan Strong, 2020, faqe 126; https://medcraveonline.com/SIJ/SIJ-02-00067(qasur më
20.05.2020).
24 Spiritual Genius, The Mastery of Life’s Meaning, By Winifred Gallagher, 2001, faqe 111.
25 https://www.bbc.com/news/world-asia-india-24170866 (qasur më 20.05.2020).
26 Neni 3, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 05/L-019 Për Avokatin e Popullit
27 Neni 16, paragrafi 5, të Ligjit Nr. 05/L-019 Për Avokatin e Popullit
28 Neni 16, paragrafi 13, të Ligjit Nr. 05/L-019 Për Avokatin e Popullit.
5
hedhin fajin ekskluzivisht në kryesin e veprës penale, për të shfajësu policinë, prokurorinë
dhe gjykatat e Kosovës.
2. Procedurë civile: Pas perfundimit të përgjegjësisë penale, filloni procedurë civile për
kompensim material. Mesatarisht shuma e kompensimit për një jetë të humbur kur
përgjegjës është shteti, është rreth 5 milion euro, varësisht nga rrethanat.
3. Procedim ndërkombëtar: Përmes procedimit të rastit të tillë në instanca të ndryshme
ndërkombëtare, institucione dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, që mund të jenë
të shumta në numër. Sidomos me qëllimin që Institucionet e tilla Ndërkombëtare, të
ushtrojnë presion, ndaj Institucioneve gjegjëse të Republikës së Kosovës, që këto të fundit,
t’i përmbushin detyrimet ndërkombëtare respektive, sidomos për sa i përket respektimit të
ligjeve dhe zbatimit efikas të tyre.
Më:02.12.2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.