Per t’ju falenderuar te gjitheve, nga thellesia e shpirtit, per te qene prane jush, per ta kaluar kete situate te veshtire, po postoj kete poezi
Perpara Zotit, jemi te gjithe te barabarte e une jam si ju,mes jush, me mallin e dashurise, me mirenjohje e respekt..
PËR TY ZOTI IM
Kaltërsinë qiellore si ta përflak, thuamë si?
S’paskam frikë, se ti derdh vetëm dashuri,
Me shkëlqim të dritësuar qe me hedh si vezullimi
Zoti im, te loti yt është burimi ku dua të pi.
Si ta ndez mëngjesin e ditës kërkoj të ma thuash ti,
Po qiellin si ta afroj te qielli i besimit të ri?
Thuaja gjithkujt të gjej rrugën për tek ti te vi,
Dhe askush nuk do ishte i varfër, se je e madhja pasuri.
Pa ty, unë nuk do të isha mielli, por krundja,
Asgjë nuk do të isha, asgjë s’do të mundja,
Kot se koti kudo mund të trokisja,
Por tek dhimbja jote përherë do dremisja.
Sa dëshira kam pasur, kam dhe do te kem,
po veç me ty sot e gjithmonë dua te jem,
Dhe droje s’do kisha me ty për shumë halle do flisja,
Do të me dukej sa një minutë atëherë dita.
Abazhurin e çelies së të gjitha ditëve me ty dua ta ndez,
dua te jem vet çelësi dhe nga të tjerët kurrë s’do të pres,
dhe dua përmbi këtë tokë që jetoj të derdh veç dashuri,
se nuk dua te mbetem kohë e turbullt e një deti gri.
S’do përdor shkallë për te arritur në qiellin tënd plot kaltërsi,
Se këtu në tokë të kam më të madhen dashuri,
Për ty zoti im, këngë e lavdi gjithmonë do të thur,
Se nga dashuria jote unë s’do të kem humbje kurrë.
k@dd