ME PRIT NËNË
-Letra e tim biri-
Po të dërgoj letër,
si Esenini, nënës ,
ai nga Siberia,
unë nga Amerika,
bijë të dashurisë,
të diellit e të hënës..
Jam i vetëm nënë ,
si unë ka shumë,
janë të çdo race,
të verdhë, të zinj,
koha rrjedh si ujëvarë
vetëm tek ti gjej dashuri.
Këtu ku jam unë,
bie shumë dëborë,
fryn një erë, nënoke,
në palcë të hyn.
biri yt ka ftohtë nënoke
dashuria duket sikur ngrin…
Ftohtë pa ty, nënë,
merakun ta kam,
mos më ngrin dhe ti,
se unë jam larg.
nëntë male kaptuar
dhe një oqean…
Letrën, kur ta marrësh,
mbaje në gji,
deri sa të vij,
e dashur nënë.
do të mbajë ngrohtë,
do të përtërij..
Më e bukura në botë.
është shpirti im,
nga malli shkruar,
nga pritja përvëluar.
nga dëshira ëmbëlsuar
për ty, moj nene..
Do të mbajë gjallë
e mira nëna ime,
deri sa të vij,
në krahët e tua.
flatrim në hapësirë
zog shpirt i lirë…
Iku edhe viti,
e shtrenjta nënë,
s’më ke puthur ballë
duro dhe këtë stinë
sa të çeli gjethja
sa të shuhet etja…
.
Të kujtoj, cdo dite,
jam mirë, jam në Amerikë,
qoftë e bekur, se më dha bukë.
i çuditshëm, ky vend,
nëna ime e shtrenjtë
Punë natë, punë ditë…
Po zemrën e kam plagë,
të lashë vetëm, nënë.
mendjen tek ti e kam,
çdo çast të ndjej,
mallin piramidë në dej
Per ty vetem flet
Veç ti, më kupton,
ah, kjo pritja e gjatë,
nuk resht as ditë as natë,
të dëgjoj zemrën tënde,
të më thërras në gjumë
zëri yt i ëmbël vjen tek unë…
Me krahë pëllumbi, fluturoj
ne gjoksin tënd qëndroj
nina- nanën, gjumi të më zërë,
si dikur, moj nënë.
Prehërin tënd s’e kam
Në krahë ere jam
Nënoke, sa frikë,
të panjohurën kam prikë…
ika larg nënoke, djalë i ri,
një ditë –një mijë vjet dashuri.
zemra flet për ty,
shpirti im e di…
Besomë nënë, shkrimin ma njeh
jam unë, yt bir, ,
si më bëre ti,
jam mish, nga mishi yt
jam gjak, nga gjaku yt
jam i yti, , e shtrenjta nënë
Flas me ty çdo ditë,
të prek në ekran,
vë buzët në duart e tua,
të puth ,të puth.
Dora jote,e plakur,
sa shumë më mungon…
O e mira ime, nënë
prehër magjik me bekime
vjen në flokët e mij,
po nuk mbyll, plagët,
shpirti im e di.
Shpirti yt e di,
Kur më buzëqesh,
kur më thua të puth,
bir, të pres.
me emrin tënd të bukur
nis dita çdo mëngjes.
e madherishmja nënë
Kur ekrani shuhet,
recepsioni ulet,
loti lag faqet,
te jesh mire, bir.
jehojne, gjithe malet,
valet tek une perplasen
Malli im, si malli yt,
është bërë mal,
s’e kujtoj shtëpinë
, kujtoj tim atë.
ështe im bir, im vëlla
ëndrra ime, e imja nene
Breg ku qaset vala e mallit
në një liman ku nis liria… .
jam i tëri moj nënë,
se më bëre ti, djalë
më fale dhunti dielli
më bëre zog qielli…
Pritmë ,nënokja ime,
e pastaj bashkë, bashkë,
e dashur, e shtrenjtë,
e madhërishme nënë.
të shkojmë krah për krah
nën diell e nën hënë…
Letren kur ta hapësh,
mos u shqëteso,
ca fjalë mungojnë,l
(l otët i fshinë.)
loti është i pastër
si pritja jote pa cak
prap do të jemi bashkë…
(Është dashuria
eshte dhemshuria
në vendet bosh
nënokja ime e çmuar
yt bir, që të do,
sa shume te do)
Zëri paska aromë nëne
dhe ekrani gjithashtu
më dhanë impulse sytë e tu…
të dua jam yt bir
bekimi yt më jep dritë…
nënokja ime e çmuar, je ti
k@dd