DUAMË MUA , POEZINË TIME
Mirë mëngjes, urimin për te gjithë,
Nisa ditës, t’i jap jetë, bukurinë,
Vargje të hedh në fletën e bardhë,
Me fjalë zemre,me dashurinë.
Shpirtin e kam si nje lumë,
Pranverë, mbushur me lule plot,
Unë ,poetja, shpesh e pagjumë,
Jetoj me ju, nuk ndahem dot,
Dashuri , të fal dua, shpresë,
Poezia ime kantatë hyjnore,
T’u hyjë në shpirt, t’u mbajë gjallë,
T’u lumturoj në qiell të shtatë.
Poezia ime si Dielli, si Dita.
T’u ngrohë shpirtin, ëndrra të zgjoj,
Të ndjeni si lulëzon e bukra, jeta,
Dashurinë e zjarrtë të flakeroj.
Duamë mua , poeten, vargun,
Ngyrat e jetës kam qëndisur
Aromë dashurie spërkatur,
Livadhe shpirti im plot nektar
Ngre zërin për padrejtesinë
Ju thërras, deri kur do duroni
Jeta është e juaja, mos lejoni
Mbi kurizin tuaj, të kalarojnë
Me tufë trëndafilash dërguar,
Me mallin e vargjeve qelibar
Me ju, lexues, jam e dashurur,
Ngjyrat Ylberit ia kam marr
Duamë mua . poezinë time,
Të shkruar në netët pa gjumë,
Herët në agime., në mesdite,
(Muza ime, nuk ka orë)
Ka vetëm shpirt njerëzor.
k@dd