MBRËMË ISHA NË VJENË, AUSTRI
(Koncert i mrekullueshem, Mbremje Magjike me artistë, që i njeh e gjithë bota.
OLEN CEZARI, INVA MULA. GENC TUKICI)
Afërsisht, një cerek shekulli me parë, humba vendin e punës,se shpreha një deshire , një enderr.._
-Në rast se një ditë,do të kesh para, do jesh e pasur si unë cfare endrre do qe te realizosh?-më pyeti pronarja.
-Në qofte se do kem pak më shume, se sa për te jetuar, do të hap nje dyqan ,të shes e të fal lule.,i dua shumë lulet.
Në qoftese do te kem edhe më shumë, të quhem e pasur, si ju, dëshiroj të shkoj në Vjenë, të dëgjoj e te shoh nga afër KONCERTIN, që jepet ditën e parë të cdo Viti të Ri.
Punë dhenesia, gati sa nuk ulëriti
-Ti, një shqiptare, që fshin, pastron shtepite, guxon të kesh te tilla ëndrra ?!
Nuk do t’i plotesosh kurrë.
Tek unë nuk do te vish më në punë, se me sa shoh, nuk je mirë nga trutë..
-Gabohesh zonjë, unë, ne shqiptarët ëndrrat i bejme realitet.
Une ,po largohem, qe tani, nuk i dua as lekët e sotme, t’i kam falur, që të mund te veni JU në , në koncert e të dëgjosh edhe Artiste shqiptarë.
Deshiren e parë e realizova pas pak vitesh, natyrisht jo me Dyqan lulesh, po me një Ballkon, me shumë lule, për te kënaqur veten dhe te gjithë, ata,, qe vinë në shtepine time.
Tjetra,” ENDERR NE SIRTAR” erdhi kaq pa pritur, sa edhe tani qe shkruaj me duket e pabesueshme..
Po, .MBRËMË ISHA NË VJENË, AUSTRI
Nuk munda unë, nuk munden shume shqipetare të vene ne këto lloj KONCERTESH,..po MREKULLIA qëndron faktin, qe erdhi
KONCERTI I VJENËS , tek ne, tek EMIGRANTËT E SELENIKUT.
ËSHTË E VËRTETE, MË BESONI.
Na e sollen..OLEN CEZARI,INVA MULA, GENC TUKICI
Si unë dhe te gjithe pjesëmarrësit, artdashësit emigrantë shqiptarë, kaluam dy ore të mrekullueshme, që do të mbeten te paharuara në jetën time. ne jetën tonë.
isha ne VJENË.
Dëgjova, këndova, shijova me gjithë fuqinë e shpirtit.
Akoma i kam pellembet zjarr nga duar trokitjet.
Faleminderit, MINISTRISË SË DIASPORES Ministri Diasporës..
Faleminderit Konsullatës të Shqipërie në Selenik, Greqi.
FALEMINDERIT PA FUND JUVE ARTISTEVE ME FAME BOTËRORE, ,qe na falet nje MBREJE MAGJIKE.
OLEN CEZARI,INVA MULA GENCI TUKICI.