Monika Kryemadhi sulmoi Tedi Blushin të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë.
Sipas Kryemadhit, Blushi u pasurua duke shkatërruar partinë.
“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi në DritareTV.