8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Kujtim Mateli

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/EmisioniURA/videos/554299965183558

 

 

Kur te gjithe marrim leje nga policia per te blere ushqime, une mora leje dhe shkova te shtepia Botuese per te marr librin me te ri poetik “Eci mbi nje fije shprese” Me poshte do te gjeni parathenien qe shoqeron kete vellim nga Poeti Xhevahir Cirongu.
Redaktor

Xhevahir Cirongu
Recesent

Kujtim Dashi
Libri poetik “Eci mbi një fije shprese” pasqyrë shpirtërore e kohës që jetojmë
Nga Xhevahir Cirongu
Duke u hedhur një vështrim të përgjithshëm poezive të autorit Kujtim Mateli, para syve m’u shfaqën lisat e Përmetit, ujërat e burimeve të asaj ane, kënga e valëve të lumit Vjosë e mbi të gjitha Frashëri i Rilindasve të kombit tonë! Udhëtoj nëpër histori bashkë me poetin. Ajo shfaqet si flakadan para syve të mi. Kujtim Mateli, pas dy vëllimeve të suksesshme poetike na sjell librin e tretë poetik me titull “Eci mbi një fije shprese”. Ai nuk shkëputet dot për asnjë çast nga realiteti i jetës sonë, i cili i ngacmon ndërgjegjen dhe brenda shpirtit mbjell polenin e frymëzimit poetik. Në poezitë e këtij vëllimi, lexuesi do të gjejë atë fije shprese për jetën, mendimin filozofik, fjalën e gdhendur artistikisht, metaforën dhe krahasimet letrare, të cilat u japin frymëmarrje e oksigjen poezive tërësore të këtij libri.
Poeti ecën paralelisht me kohën, por ai kthen kokën edhe pas në kohë, sepse pa ditur të djeshmen s’mund të reflektojmë për të sotmen, as për të ardhmen ku do të shkelim në gjurmët e saj enigmatike. Ai derdh pa rezervë dashuritë e bekuara: për njerëzit, atdheun, vendlindjen e tij Mazhanin, për dëshmorët dhe heronjtë etj. Simbolika në poezinë e tij është e qartë: ajo gjendet te vazhdimësia e jetës, te hardhia e prerë që ngjall kujtime dhe i flet heshtjes, te dashuritë që kanë bekimin e vetë Perëndisë.
…Ecim mbi një fije shprese! Shpresat e jetës çelin si lulet e Majit poetik nga ku merr jetë edhe vetë libri. Poeti bën thirrje se atdheun s’duhet ta braktisim nga shpirti kurrë, sepse ai që e braktis, një ditë do të dëshpërohet nga bora dhe dimri ngricakeq. E nesërmja shfaqet e bardhë për ne dhe brezat që vijnë, ëndrrat fluturojnë si dallëndyshet nëpër qiellin e kaltër bashkë me shpresat, duke i bashkuar ato me fatet njerëzore…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.