4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Kumrie Avdyl Shala

Profesion me hyjnor është i MËSUESIT (mëndimi im)

Çdo profesion qe njeriu e merr ta studioj pjesa dërmuese e marrin me dëshirë, po me bënë përshtypje profesioni i mjekut qe vazhdimisht po i quani hero, hero pse psh. po edhe ky është profesion si profesionet e tjera te cilët me vetë dëshirë merren të studiohen , e kur ke vendos te studiosh i ke parasysh të gjithë peripecitë qe gjatë rrugës se jetës studimore si të gjitha profesionet e tjera edhe ky profesioni do ti ketë.

Andaj pse duhet vazhdimisht te quhet hero- hero një mjek psh.

Jemi mirënjohës për çdo mjek sepse mjeku është ai qe shpëton jetë, por mos të harrojmë se profesioni me i rëndësishëm është i mësuesit, se mos te kishte qenë mësuesi nuk do te kishim arrit te studiojmē mjekësin .

Kështu qe profesion me hyjnor për mua është i Mësuesit i cili na mësoj se si te bëhemi doktor, inxhinier, polic, pilot, psikolog, pedagog, historia, gazetarë, kuzhinier, jurist, arkeolog, ekonomist, financier, piktor, murator, frizer etj etj.

Te dashur njerëz profesionit te profileve te ndryshme, çmimin me te larët ne ketë jetë e ka krijuesi i gjithësisë, nena, babai dhe MËSUESI për mëndimin tim .

Nga K.A. Shala

“””””””””””””

TRUNGU GJIGANT
Mos e provo fuqinë
e trungut tim!
Nuk mund ta thyesh asnjëherë!
Rrënjët e tij janë të thella,
të thella shtatë pash nën tokë.
Edhe nëse degët e tij janë thyer, afër tyre ka dalë sythi i ri.
Andaj, mos garo me të…
Mos e provo forcën tënde, se as kalbëzimi e as vrimëzimi s’ekzistojnë në trungun e tij.
Mos e ushqeni kokën tuaj me mendime të errëta
se… trungjet me rrënjë të thella jetojnë gjatë.
Rrënjët e tyre janë të shtrira thellë, as me mendje nuk i mbërrinë.
Andaj, mos u mundo ta injorosh fuqinë e trungut gjigant, se nën hijen e tij po freskohesh që nga fëmijëria.

DATA/ 15.7.2022

“””””””””””””””””””

RESPEKT PER POETIN Agim Desku,qe ne vazhdimsi perkujton Deshmoret me poezit e tij brilante …

PAQE SHENDET PROF.

POET Agim Desku!

ERUDIT
Eureka e kishte thënë Arkimedi
Kur kishte gjetë zgjidhje me gjithë mend
Në të njëjtën kohë me Formulën e Pagëzimit
Pal Engjelli kishte shpëtue mijëra jetë njeriu
Dhe erdhi pagëzimi i fjalës edhe me emrin Agim
Albin e Albion
Koha e Apokalipsave u vetëvrit në copa cooa
Në sytë e Eruditi Krishtit i lutemi për ringjallje
Sot fjala i ngjan fjalës kur perandorë e demonë e thyen qafën
Liqeni i Ujmanit u mbush me pulëbardha
Në Çakorr zogjtë sërish do të këndojnë këngën e tyre të heronjve
Mbi lapidarët e çlirimtarëve të Abejes,Demë Avdyl Shalës,Sandokanit,Ardianit,Mujës e Shkelzenit
Luleve ju bëra shi.për pranverat e bukura
Trëndafilat e shtrënjtë aty do t’i gjejmë
Jetës nuk i dihet kurrë nëse êshtë e bukur
me e jetue
E di se sot ajo flet me mue
Me dashurinë e vashave krue me krue
Erudit erdhe bashkë me legjendat
Për t’u shndërrue edhe vetë në legjendë
Një ditë do ta rikujtojmë Tanushën
Me bukurinë e saj veç shqipet tona maten
Të gjithë kreshnikët sërish u bënë flakë dielli
Nën dritën e tij toka s’ka më u shitë as më u fal ma.

25 korrik 2021 AGIM DESKU

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.