20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

KUR MBLIDHEN AVIACIONISTËT

Nga:Rrahman Xhaferllari

_ mbresa _
Megjithë temperaturat e larta , ish aviacionët e bazës ajrore të Gjadrit u mblodhën në sallën patër ” Gjergj Fishta ,, të biblotekës së Lezhës për të pronovuar librin BAZA AJRORE E. GJADRIT me autor kolegun e tyre Agustin Gjinaj. Ky libër rreth treqind faqesh është jeta e frymarrja e tyre për një periudhe njezet e pesë vjeçare ( 1976 _ 2001).
Çdo efektiv që ka punuar në bazën ajrore të Gjadrit ( pilot, teknik, specialist, oficer shtabi apo nën reparti, punonjës civil apo nën oficer ) e gjen veten në faqet e atij libri. Agustini me një bagazh prej mbi trembëdhjetë libra të shkruar është mjeshtër në përshkrimin e ngjarjeve e situatave.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në këtë pronovim kishte një pjesmarrje të gjerë e ishin aty protogandistët dhe personazhet realë ,ata që bënë që për mbi njezet vjet qielli e toka e qielli i Zadrimës të buçasë nga zhurmat e avionave.
Libri i Agustin Gjinit pa dritën e botimit nën redaktimin e Mark Simonit, botuar nga shtëpia e tij botuese MUZGU dhe sponsorizimin e ish ushtarakut të kësaj baze Prec Ndoj .
Hyrja e librit është shkruar nga ish komandanti i kësaj baze dhe i komandës së aviacionit Klement Aliko.
Reçesentë të librit janë aviacionistët Musa Kame e Miço Gubera
Në këtë pronovim foli redaktori dhe botuesi i librit, deputetë të kuvendit të Shqipërisë ,njëri prej të cilëve Denis Deliu , djali i Met Deliut, njërit prej aviacionistëve të Gjadrit, folën kolegët e Agustinit ,Petrit Demalija e Luc Bala si dhe gjeneral Astrit Jaupi, ish kom Forcës ajrore dhe kryetar i shoqatës së aviacionit
Mbas pronovimit sponsuri i librit Preç Ndoj shtroj një koktej me të pasur për pjesmarrsit në pronovim, të cilët kujtuan vitet që kanë shërbyer në këtë bazë ajrore.
Për pjesmarrsit nga Tirana , komanda e Forcës ajrore ndihmoj duke vënë në dispozicion një autobuz.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

NJË KAFE NGA DRANE FANE

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mbas përfundimit të koktejt pjesmarrsit që kishin ardhur nga Tirana morën rrugën e kthimit. Shumë nga ne në këtë pronovim erdhëm me bashkshortet tona.
Duke vazhduar rrugëtimin për në Tiranë ndalojmë për një lokal në zonën e Milotit.
Gjeneral Astrit Jaupi na thotë se ish punonjsia e ofiçinës së avionëve në Gjadër, bashkshortia e dëshmorit të atdheut, teknikut të avionit mig _21 që ra në krye të detyrës Jorgji Fane, kishte paguar për të pirë një kafe ne shokët e kolegët e bashkshortit të saj. Drane Fane është një burrneshë mirditore që diti të rriti dy fëmijët e vegjël.
Aty duke pirë kafe mes kolegësh dhe eprorësh nisi një bisedë e gjallë e barabartë me një analizë fluturimesh.
Me kafen e servirur nga Drane Fane përfundoj ky pronovim i bukur libri mes aviacionistësh
Rrahman Xhaferllari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.