8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Kurti dështoi, rrëzohet qeveria!…Triumfon Serbia!

Luan Shmilli

Kurti dështoi, rrëzohet qeveria!…Triumfon Serbia!

Si e kemi thënë me kohë, Kurti partitokrat ideologjik dhe pse superior ndaj LDK që është, me Mustafën, gati të flejë me Beogradin; njëllojë sikurse fjeti, lideri i vjetër, joveprues i drejtpërdrejtë, por, paqsor, gandist, pothuaj “retromarcia” (ecjembrapa), nuk ishte lider i përshtatshëm për Riformetimin e plotë të Kombit shqiptar!

“Ce Guevara” i Kosovës, si e quajti shtypi italian Kurtin, dështoi plotsisht dhe meritueshëm.

Bashkë me të dështuan gjithë neoballistët dhe nacionalistët e corbës, antienveristët e pavlershëm, proenveristët nostalgjikë që vet Enveri do ti shkelmonte për cështjen Kombëtare, pozita dhe opozita inekzistente në Shqipëri!

Fat i madh, kanë ngelur në skenë për luftë paqsore, të ashpër, me idenë rilindase, per Riformetim të Kombit shqiptar, vetëm qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen, një pjese e të cilëve vetshpallur veprimtarë në Lëvizjen Shqiptare 5 Yjet!

Albin Kurti u rrëzua, pa hedhur asnjë hap përpara, në konsolidimin e shtetit joshtet ende të Kosovës!

E rrëzuan lobet e partitokracisë së vjetër europiane; djathtizmi proserb në SHBA, mercenarizmi i përhershëm shqiptar, dhe mbi të gjitha, vonesa e tij, për të vetvendosur sipas programit që kish partia e tij ideologjike e ekstremit të majtë në Kosovë ku shpresuam se do mbante premtimin, dhe do të ishim dakord, do ta mbështetnim, të paktën për bërje REFERENDUMI, si benë përshëmbull drejtuesit katalonjas, dhe pse nën Spanjën e autoritarizmit shtet.

Kurti, ideologjik i ekstremit te majtë, dhe pse deklaroi cuditrisht, në momente fillimi qeverisje, (nga frikë e “oktapodeve” politikanë ndërkombëtarë, ambasadorëve të tyre historikisht zjarrvënës të Ballkanit), se ishte vetëm socialdemokrat, mohoi se do të kryhej referendum në Kosovë, nuk shkoi asnjëherë në varrezat e dëshmoreve të shenjtë me flamurin kuq e zi, ( para zgjedhjeve vet Kurti shfaqur me flamurin Kombëtar kuq e zi, për të marrë vota…) duke shkelur mbi ëndrrat dhe idealin e tyre, një negativitet i pashembullt ky, por pozitivitet i tij individual, para oktapodeve të djathtë proserbë amerikanë dhe lobeve ideologjike të Europës së vjetër!…

Ndaj ne e sulmuam menjëherë, paqësisht, por fort, Kurtin arrivist pushteti dhe “shelg lotues”, i përkulur para ofensives diplomatike të Beogradit…

Kurti u rrëzua, si e kishim parashikuar! Iku nga pushteti, mbetet “shelg lotues” i përkulur gjer me turp tek shkuarjet në varrezat e dëshmoreve të Kombit pa Simbolin e flamurit, për të cilin dhanë jetën e do mbeten të shenjtë në breza…

Koha shpejt e nxori nokdaun, fjalpambajturin Kurti, që, minimalisht, heqjen e Kufirit mes shqiptarëve duhet ta kishte bërë të trondiste po minimalisht Europën e vjetër që më 1913 ndau 5 yje popullsi shqiptare në 5 shtete ballkanike…

Nuk ka rëndesi e ardhmja e Kurtit, e Partisë së tij ideologjike, që, mesiguri, qytetarët që e votuan nuk do ta votojnë më…

Rëndësi ka lufta jonë paqësore, përtej të gjitha partive politike dhe ideologjive të tyre, përtej antienverizmit dhe pro Enverit, që, vërtet më 27 nëntor 1968, shqiptaret e Kosovës dolën me portretet e tij në protesta dhe u shtypën me gjak nga Tito ( lexo prof.kroat, Jozhe Pirjevec “le guerre Jugoslave”) por është mbetje pas, jo përparim i cështjes kombëtare, pasi edhe Hoxha me gjithë përpjekjet e parealizueshme ( efekt i Konferencës së Londrës 1913) nuk ishte ende, në atë kohë, për Riformëtim të Kombit të prerë shqiptar dhe plani i tij “Shpërthimi”, nuk shkonte më tej se Kosova Republike, apo Kosova shtet i pavarur, gjë që me gjakun e dëshmorëve të Kombit është realizuar, por nuk është realizuar dhe kërcenohet ëndrra e Rilindasve, nacionalistëve jobashkpunëtorë me nazifashizmin; ëndrra e komunistëve idealistë që bënë mirë Konferencën e njohur të Bujanit, cliruan me divizionet dhe brigatat partizane, viset shqiptare në ish Jugosllavi, dhe, ndofta, si Kurti, u bllokuan nga Curcill-Stalin, të moskrijohej Kombi i ri shqiptar në Ballkan e Europe !…

Është plotsisht i realizueshem Riformetimi i Kombit shqiptar, me presion të fortë, paqësor, ndaj Europës, emisarëve të djathtë ideologjike, proserbë të dhëndërrit të tyre, Tramp; mosmarrje përgjegjësish qeverisëse, në Kosovë, pa kriter themelor, heqje të Kufirit mes shqiptarëve, Referendum në Kosovë, dhe vise të tjera, për “Riformëtim të plotë të Kombit shqiptar!”

Vetëm qytetarët e lirë nga ideologjitë politike, nga termat kryetar, kryesi, Parti; por vetëm me Simbolin e 5 Yjeve, dhe vetveprimin atdhetar kanë shansin historik të ndryshojnë padrejtësitë, të vetorganizohemi aty ku jemi, të vetpropozojmë e vetzgjedhim Yjet sherbëtorë të përkohshëm në postet kushtetuese dhe makinën shtet Kombëtar i gjithë shqiptarëve!

Jo marrveshjeve në dëm edhe të një shqiptari!

Po, Riformëtimit te Kombit shqiptar.

Kurtin, më shumë se kjo “Pandemi politike” ardhur nga Beogradi, nëpermjet hemisarëve në SHBA apo BE, më shumë se kjo marrveshje kulisash zyre, ku nuk ka gjëkundi Referendum të Sovranit shqiptar në Kosovë ( por dhe ne vise te tjera, me shtypje të shqiptarëve) është një marrveshje e pamotivuar dhe antidemokratike, në gjithë gjatësinë e gjerësinë e saj, e duhet të mospranohet…

“Gjithkush popull në shtëpinë e vet,” thotë shkrimtari i shquar Izraelit, Amoz Oz. (aty ku ka minoranca etnike, 10 perqind, të popullsisë autoktone, duhet tu sigurohet barazi ligji!.. )

Kurtin, në fund të fundit, e rrezuan, si kishim shpallur, me votë, shqiptarët!

Po shqiptarët duhet të jenë ata që, me Revolucion qytetar, përtej ideologjive, të ngrenë Kombin shqiptar, 5 yje popullsi prerë padrejtësisht në 5 shtete ballkanike!

L.Shmilli, Genova, Itali, 26 Mars 2020.

Ballina Lajme Aktuale Marrëveshja Kosovë – Serbi, Material eksklusiv nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare! LajmeAktualeKosova Marrëveshja Kosovë – Serbi, Material eksklusiv nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare! February 23, 2019 0 Shpërndaje në Facebook Tweet në Twitter EKSKLU…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.