11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Kush janë shqiptarët ?- pyesin serbët

Kush janë shqiptarët ?- pyesin serbët

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Njohja e Izreelit për Kosovën filloi t`i prekë zemrat e ligshtuara të disa profesorëve, ish gazetarëve dhe disa akademikë.

Përderi sa një ish arsimtar shkruan:” Izraeli nuk është mik i imi, dhe shtrohet pyetja mbi të gjitha të tjerat: Si mund të jetë ky shtet mik

i sinqertë i shtetit tim, kur i njëjti edhe sot e gjithë ditën jo vetëm që nuk është dashamirës ndaj vëllaut të tij preje babe….

Ish gazetari i përgjigjet :“Të lumtë, jam plotësisht o pajtimin me çdo pyetje e konstatim, por me fjalin e fundit. Pra jam me ty se jam pacifist, humanist, liridashës “ Ndërsa një profesor Univerisiteti të Prishtinës, qanë me lot publikisht për paqen e lidhur ne mes Arafatit dhe Rabinit në vitin 1993. E kam një pyetje si do ta kishit ndier veten mu sot sikur në vitin 1999 mos të ishin Izraeli, ShBA-t dhe Europa,sikur sot do të endeshit rrugëve të botës mbasi që keni fat dhe jeni gjallë ? Po ku do të ishim ne, një milion shqiptar që përzuem nga tokat tona ? Po keni farë ndjenjë keqardhjeje për ato 20 mijë gratë e vajzat e dhunuara?

Një saqarim i vogël , arabët e Palestinës nuk janë vëllezër prej babe të hebrejve. Mësoje historinë më mirë! Kjo është një lloj siku ne t`i quanim sllavët e të gjitha llojeve që jetojnë në tokat tona. Arabët në Palestinë dhe sllavët mbi tokat tona janë ardhacak pushtues dhe shkatërrues të identiteve të vendorëve. Sidoqoft e falenderojme Izraelin që e njeh Kosovën. Po mirë, ju njerëz të arsimit e kini parë serinë e shpifjeve serbe me pyetjen ‘ Si u bënë serbët shiqiptarë ? ( kakos su srbi postali albanci ? )

Me siguri që jo, se zemërgjersia e juaj për të huajin nuk ju lejon të mendoni për veti .

Akademiku serb Sima Çirkoviq në librin e tij ; “Srbi megju evropskim narodima” – Serbët në mesin e popujve të Europes shkruan :” Kur sulltani i Otomanëve në vitin 1830 e parnoi qeverinë vazale të Knezhevines serbe, Milosh Obrenoviqi iu drejtuar

“Kështu vëllezër që nga dje jemi popull i pranuar “Pra ju miq të askujt nuk ju dhimësen tokat shqiptare që një fis ardhacakësh me ndihmen e osmanë u bë POPULL në 1850 ? Keni shkruar dçka për këte ?

Pra ju miq të askujt, nuk ju dhimësen tokat shqiptare që një fis ardhacakësh me ndihmen e osmanëve u bë POPULL në 1850 ? Keni shkruar diçka për këte

Më e dhimbshmja e kohëve të fundit është kur ne si lepijt e frikësuar japim gjithëçka vëtëm të na pranojë Serbia, ata dalin në botë me libra 2 mijëfaqesh dhe me titull “ Albanian Genocide of the Serbs in the XXth Centuri – “ Shiptrardki genocid nad srbima nu 2-. veku ( me dokumenete Pra :” Gjenocidi shqiptar mbi serbë në shekullin 20 –t” Me tregoni se a është ndonjë popull më durim madh se ne?

Kurse me filmin e postuar mund të shihni burgosjen e shqiptarëve të Prishtinës dhe Gjakovës nga serbët në vitin 1912. Ndërsa ato të 1999-nëse i keni harruar me tregoni do iu rikujtoj. Izrael , ju falenderojme per njohjen e shtetiit të Kosoves me të gjitha atributet e një shteti.

Tani u bëmë shtet !

Izrael , ju falenderojme per njohjen e shtetiit të Kosoves me të gjitha atributet e një shteti.

Tani u bëmë shtet ! Fahri Xharra, 16.09.20 Gjakovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.