NDAHET NGA JETA DRAMATURGU I MADH SHKODRANI FADIL KRAJA.
ARTI DHE KULTURA,LETRAT SHQIPE SOT HUMBEN KOLOSIN E MADH DRAMATURGUN DHE SHKRIMTARIN FADIL KRAJA.SOT SHKODRA DHE MBARE SHQIPERIA E NDJEN DHIMJEN PER KETE PERSONALITET TE LETRAVE SHQIPE DHE DRAMATURGU I MADH FADIL KRAJA.
Shkrimtari dhe dramaturgu i shquar shqiptar Fadil Kraja ndërron jetë në moshën 91-vjeçare.
Ai gjithashtu është nderuar me titujt “Kalorësi i urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”.
Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodres ku në këtë të fundit kontribuon prej 60 vitesh
Fadil Kraja është autor këngësh i njohur. Fadil Kraja përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Filologjisë. Për shumë vite punoi si mësues i letërsisë në shkolla të mesme dhe më vonë pedagog i letërsisë së huaja në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” – Shkodër. Nga viti 1972 gjer më 1992, shkrimtar në profesion të lirë duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë. Pastaj me radhë ka botuar vëllimet poetike “Melodi malësore”, “Jehona malesh”, vëllimet me tregime “Kandidatja e fundit”, “Fajin e kishte Besa”.
Mbi 40 drama dhe komedi të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diaspore. Mes tyre: “Fisheku në pajë”, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit”, “Djem të mbarë”, “Çështja e Blertës”, “Flamur në dasëm”, “Rozafa”, “Kur flasin zemrat”, “Luani i shtëpisë”, “Çështje familjare” si dhe shumë drama për fëmijë, librete operash, operetash.
Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.
Vëllimet poetike të tij janë:
“Kënga ime”
“Melodi malësore”
“Jehona malesh”
Vëllime me tregime
“Kandidatja e fundit”
“Ndodhitë e Nereidës”
“Fajin e kishte Besa”
Romanet:
“Britma e një gruaje”
“Pengu i diellit”
“Balada e nënës”
Kraja ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë,
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
“Njerëz të ditëve tona”
“Mos më shkim hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,
“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”
“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.
Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.