Zonjë fisnike , zonjë e madhe
Zonjë fisnike e nderuar,
Zemër madhe Eni Çobani,
Godet ligjin e korruptuar,
Çdo shqipëtari, i zgjidh hallin.
Moj fisnike zemër artë
Si nga puna dhe nga shpirti,
Ti bën një punë të zjarrtë,
E di mirë si funksionon ligji.
Të gjithë drejtohen tek ti,
Ju jep ndihmë e ju jep shpresë
Çfarë do llojë halli që të kenë,
Je e dashur e mirëpritur,
Që me ty të kënaqur të jenë.
Moj fisnike zemër bujare,
Sikur të gjithë të ishin si ti,
S’do të kishte kaq vuajtje njerëzia,
Do të jetonin në lumturi.
Sikur të ishin të gjithë si ti,
Vëndi do të ecte përpara,
T’mos kishte njerëz shpirt të zi
Që mbushin xhepat me para.
********************************
Lavdije. Hoxha. 31. 7. 2022. Itali.
Sa shpejt koha po kalon !!
Ikin javët ikin ditët,
Ikin muajt ikin vitet,
Sa shpejt koha po vrapon,
Shpejt po ikën jeta e jonë.
Dita do te duket sa një orë,
Java do të duket sa një ditë,
Sa nje javë do te duket muaji,
Sa një muaj do te duket viti.
Në kohën e të parëve tanë,
Kanë pas qenë folur këto fjalë,
Do vijë koha që një muaj,
Do të duket sa një javë.
Dhe ashtu ka ardhë vërtete,
Sepse zemrat janë ngurtësu,
Njerëzit ligjin e bëjnë vetë,
S’duan me ditë çfar ndodh në jetë.
Kthehuni o njerëz në rrugën e drejtë,
Se shumë jeni duke gabuar,
Të shtrembërës i thoni e drejtë,
E drejta është shtrembëruar.
Edhe Zoti s’ka çfar të bëjë më,
Gjithkujt i pëlqen mëndja e vet,
Shpejt e shpejt po e shpejton kohën,
Në vënd të kësajë bote, të vijë një tjetër.
*********************************
Lavdije. Hoxha. 27. 7. 2022. Itali.