*Shkoderlocja në maje të Vidhit, apo Shkoderlocja perballë Korona virusit?
*Ra kjo Murtajë dhe hajde e të shesim pak por…dhë😭
Shkodra është e njohur per tregti, art dhe kulturë…
Në keto 30 vitet e fundit ashtë e njohur per krime, zhvatje, per politizim të tejskajshëm ku nuk mbeti tyryfyle dhe fudull pa teserë partie dhe para të pista…”Welcome to Shkodra”post komuniste, pavaresishtë se komuniste nuk ka kënë kurrë.
Shkodra, djepi i kulturës u shendrua në djep “politik deep blue” ku u dogj pa teklif, u sakatos po din e imanë, u shkaterrua arkitektura e qytetit nga nja 30 banditë e huliganë të majtë e të djathtë. Ajka e Shkodrës ose iku jashtë Shqiperisë ose u vendosën si ardhacakët e dikurshëm në Tiranë e Durrës.
Sot, kur e gjithë bota ashtë nën ethet tmrrëshme të Korona virusit, Shkodra e Kulturës oshëtinë nga por…dhët e super injorantëve duke mos respektuar as ligj as traditë as një fije njerzilleku. Dhe pikerishtë janë po keta fudulla që në çajnë by…then e tampurin e veshit duke shitur mënd me slloganin: Shkodra -djepi i kulturës. Në të vertetë keta, nuk kanë lidhje me dijen jo e jo, por as me kulturën. Ata që i dhanë Shkodrës dije dhe kulturë nuk ishin si ju…OK.
Keta tipa të bëjnë edhe të fortin perballë epidemisë, se mendojnë se ashtë sikunder në 91-shin kur një vagabond në Skenderbeg çirreshe “poshtë komunizmi” dhe 10 të tjerë në Perash ulurinin po të njejtën gja. Keta mendojnë se Korona virusi ka ngjyrën e Rilindjes dhe do ta bllokojnë me një telefon të Berishës apo një grusht perpjetë të A.Hajdarit.
Por, ama një gja dua tua them ketyne demostraxhive “shkodraj” kini kujdes e mos e nënveftësoni Koronën se 7 qind nanat ua kall….
Unë e di sa trima jeni ju, sa ashtu të infektuar e shkaterruar do mesyni malet e Dukagjini ku shkembijtë do ti merni per frengji lufte, stanet do ti ngaterroni me Spitalet, Dhija e eger do to duket infermjere, Ariun e murmë do ta konsideroni se ashtë doktor, Ujku do tu duket shoku ma i mirë dhe Shqiponjat per mbi krye do ti merni per shtojzovalle….Po, po të tillë do baheni, ju trimat e Shkodrerloces.
Pastaj ashtu në raskapitjen dhe grahamat e fundit, në haluçilacion të plotë do kujtoni vargjet pas festivalit folklorik:
Shkoderlocja në majë të Vidhit
Me flamur e ka veshë shtatin
Puka, Lezha dhe Mirdita
Në tre që ishin morën ma të gjatin …
Dhe pasi të keni kerkuar ndihmë per ta lagur pak fytin me ujin qelibar të burimeve te vendlindjes time, ashtu të raskapitur dhe jeremitur do vazhdoni strofen e dytë:
Shkoderlocja në maje te Vidhit
Ç’po i bjen Mandolins
Do të merrte leshtë e Pi…dhit
Po, mos kishim Tish Dajinë
( Tishi atëherë ishte kryetar komisioni i festivalit)
Tishi nuk ashtë ma në gjendje tua bajnë dermanin edhe me Koronën
Dhe e fundit: nuk do kem asnjë keqardhje per ju dhe fudullëkun tuaj. Keqardhjen do ta kem deri në shpirtë per florën dhe faunën e mrekudhueshme të vendlindjes time, që ju lapera do ta kontaminoni
Prandaj, rrini në shtepi dhe thuajini: NDAL INJORANCES. THUAJINI JO FUDULLEKUT.
VETËIZOLOHUNI O INJORANTË SE KORONA VIRUSIT I HANI MU….TIN!