8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Lebibe Zogiani

 

JETA NUK ËSHTË PRITJE..L'immagine può contenere: fiore, pianta, spazio all'aperto e natura

Kërkohet guxim i madh
Për ta takuar bukurinë e saj
Jo rrall nga frika
Mbesim vetëm pritje
E një dite të nesërme
Dhe na ik pa e vrejtur fare
Mbesim vetëm mall

Nëse nuk dim t’i gëzohemi
Asaj pak që na dhuron jeta
Dhe prane atyre që i duam
Dhe na duan
Mund të ndodh
Të mbesim vetëm pritje
E asaj që mund të mos vij kurrë

Lebibe Zogiani

L'immagine può contenere: 1 persona, testo

DUA..L'immagine può contenere: 1 persona, con sorriso

Dua t’i harroj të gjitha vuajtjet
kur jam këtu
Dua vetëm të besoj
në dashuri
Në jetë
Në kthim
Sonte
ta putha lotin
Dardani
Desha ta përbij dhembjen
Frikën
Vetëm të gëzohem për ty
desha sot

Ecë zbathur jo rrall
kur jam këtu
Dua
të ma ndjesh gëzimin
për Ty
Dhembjen
Mallin
Aromën
Frymarrjen
Dua të të kem aq afër
Tokë e bekuar
Dua me mallin tim
T’i shëroj plaget…

Lebibe Zogiani

Lebibe Zogiani

MOS LËNDONI NËNAT..

Janë lindja e çdo mëngjesi
Jeta e çdo dite
Ëndërr e çdo fëmije
nëna e lumtur
Mos ua lëndoni
besimin në jetë
në dashuri
fëmijëve
Janë shtyllat më të forta
të familjes nënat
Kombit
Njerëzimit
Mos i lëndoni
ju lutem me fëmijërinë time
unë fëmijë i rritur pa nënë
Ngrotësia e gjirit të saj
më mungon
edhe sot
kur jam nënë
e dy fëmijëve të rritur
Sa herë më përqafojnë
bashkë me gëzimin
ndjejë edhe lotin e nënës sime
përqafimin saj
të fundit
Mos i lëndoni nënat
Janë sakrifica më e madhe
që mund ta bëjë njeriu
për dashurinë
Sa shumë nëna
vdesin duke na lindur
nga dhimbjet…
Mos i lëndoni nënat
Janë shtyllat më të forta
të dashurisë
që e mbajnë botën të mos
përmbyset

Lebibe Zogiani

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.