9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Lediona A Syla

NËNA

Gezuar tetë Marsi
Moj e dashura nënë
Shumë bëre per mua
Të kam diell e hënë

Në zemër të mbaj
Se te dua shumë
Per ty brohoras
Dhe per ty bëj lum

Gëzuar festa jote
Moj e shtrenjta nënë
Na e ndriqon jetën
Si diell dhe si hënë

Qofsh e lumtur nënë
Ti moj rrezehënë
Urime , urime
Të thotë zemra ime

Autorja Lediona A Syla poezi nga libri im i parë “Me Zemër Të Valë”

E DASHURA MËSUESE

Dua ta them një fjalë
Me zemër të valë
Urime 7 Marsi
Mësuesja jonë e rrallë

Shumë të përgëzoj
Dhe të admiroj
Këshillat tua t’arta
Kurrë s’do t’i harroj

Na dhe edukatë
Na dhe dituritë
T’kemi dritë për sytë
T’kemi nënë të dytë

Autroja : Lediona A Syla ; poezi e marrë nga libri im i parë “Me Zemër Të Valë”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.