Xhelozia-„Kali i trojës”
Xhelozia është “Kali i Trojës”, brënda teje. Ajo nuk është vetëm pjesa e errët e jetës bashkëshortore por, edhe ndaj njeriut të mençur, të ditur dhe të sukseshëm. Shfaqet e urtë, e bukur, rrëshqet pa u ndier dhe fshehurazi, si një hije e keqe në shpirtin tënd. Qellimi i saj është, të rrënojë lumturinë tënde ose, të dikujt tjetër. Atje ajo gjen mendësitë e tua të errta, të cilat i bashkon dhe i shndërron në një ”minë” me sahat. Këtë “minë” e përforcon gjithnjë e më shumë, me historira, të bazuar në hamendësime, në shpifje dhe gënjeshtra, që nuk janë prova. Ajo vjen përseri dhe t’i shet ty këto hamendësime, me çmim shumë të lirë, si fakte. Dhe ti i beson asaj, i beson shpifjet dhe gënjeshtrat. Ti, nga mendjeerrtësia, i merr për të vërteta dhe mbytesh në dëshpërim.
Dëshpërimi ka dy fytyra: Të logjikës dhe instinktit të krimit. Logjika të thotë se ka më shumë se një zgjidhje. Instinkti i krimit nuk të lejon të shikosh rrugën e logjikës dhe përplasë kokën në mur, thyen hundë e buzë.
Dalja e rrezikut ka një tabelë orientuese, një dritë jeshile. Ajo është rruga që duhet të ndjekësh. Ajo tabela të tregon sheshin e madh të dashurisë së vertetë, atje ku ti e gjen përseri dashurinë e plagosur.
Xhelozia gjithmonë është një intrigante, një mur i verbër që t’a mbyll rrugën për tek e vërteta. Nëse e dëgjon atë dhe, nuk guxon t’a kapërcesh murin e errët, sigurisht që do të përfundosh në vektimë të xhelozisë.
Ajo atë punë ka, viktima kërkon. “Kali i Trojës” rrënoi Trojën. L/Im