13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Leke Imeraj

I pamposhturi Fadil Kraja.
Fadil Kraja, “Mjeshter i Madh”, sot ka ditëlindjen. Jo një ditëlindje të zakonshme por, 90 vjetorin.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme
Kam kënaqësinë e madhe, me bashkëshorten time, të bashkohemi me urimin e qindëra dhe mijëra shqiptarëve, nga i gjithë kombi, në urimin: Fadil Kraja, gëzuar 90 vjetorin! Rrugë të mbarë dhe suksese në vitet në vazhdim të jetës!
Si e gjeti ditëlindja e 90-të, Mjeshtrin e Madh, Fadil Kraja?
Me goditje të rënda por, të pamposhtur.
Para dy javësh, me bashkëshorten time, i bëra një vizitë në shtëpi, në Tiranë, tek vajza e tij Nerejda dhe, dhendrri, Korab Llazani.
Ndër të tjera, më tha: “Këtu, në shtëpinë e vajzës dhe dhendrrit, ndjehem shumë mirë. M’a lehtësuan dhembjen dhe më rilindën shpresën… Daija vdes vetë i pari. Fatkeqit i vdes gruaja. Më ra pjesë e rëndë, tani në këtë moshë”, dhe qeshi. Buzëqeshja e tij më kujtoi Krishtin.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument
Krishtin, kur e gozhduan, xhelati e urdhëroi që, të ecte me kryqin në kurriz, për tek vendi i ekzekutimit. Krishti qeshi.
“Si guxon të qeshësh, ti tani do të vdesësh”, i tha xhelati.
Krishti u përgjigj: “Unë po bëj atë që më ra për pjesë”.
Edhe Kraja po bën atë që i ra për pjesë. Tamam si burrat, siç i ka hije Fadil Krajës.
Humbja e bashkëshortes, në moshën 80 vjeç, në krye të detyrës, si një kirurge dhe humane e rrallë, e goditi rëndë. Dobësimi i shikimit, është goditja e dytë, shumë e rëndë.
Por, çfarë do të thotë goditje për Krajën?
Lodhje por, jo mposhtje. Ai është legjendë dhe, legjendat nuk mposhten dhe as nuk vdesion kurrë.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz të ulur
Në vitin e 90 vjetorit të tij, pas dy goditjeve të rënda, ai përfundoi së shkruari libretin e operas “Rozafa”, në tre akte, të cilin e ka kompozuar kompozitori i mirënjohur David Tukiqi.
Gjithçka është gati për në skenë.
E gjithë rruga e tij ka qënë e vështirë. Ai është bërë, me talentin, guximin dhe gjenialitetin e tij, nuk e ka bërë askush.
Fadil Kraja është “babai” i dramës shqipe. Ka shkruar rreth 70 drama dhe komedi, të cilat janë luajtur në të gjitha skenat e teatrove të Shqipërisë dhe, disa prej tyre, në ato të Kosovës.
Ka shkruar disa romane, me tema të ndryshme, nga e kaluara dhe bashkëkohore.
Aktorja e madhe Tinka Kurti, ka thënë: “Fadil Kraja, është buka e teatrit”.
Të pastë Shkodra dhe kombi, me dekada, o i pamposhturi Fadil Kraja!
Me shumë dashuri dhe respekt, Gudi & Leka.
PS: disa foto nga vizita e çiftit Zyliha dhe Fadil Kraja në Gjermani, shkurt 2011.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.