16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Leke Imeraj

Ora dhe koha.

Ora tregon kohën por, nuk është vetë koha.

Nëse të mbetet ora, pa merak, të ndihmojnë të tjerët.

Nëse të mbetet koha, ëhë, e ke punën keq. Askush nuk të ndihmon me kohën e vet.

Ne shqiptarëve duket se na ka mbetur koha. Unë nuk e di çfarë kohe jetojmë ne por, jam i sigurt që, koha në Tiranë, nuk është e njëjtë me asnjë kryeqytet tjetër të Europës. Ah, po, me Prishtinën. L/Im

“””””””””””””””””””””””

Polici dhe qeveria.

Në asnjë regjim dhe vend të botës, një polic i “çmendur”, nuk përfaqëson qeverinë dhe, qeveria, nuk njësohet me policin e “çmendur”. Aq më pak kur polici kryen veprime të paligjshme, në kohën e tij të lirë dhe, jo në krye të detyrës. Në raste të tilla, lidhja e policit me qeverinë dhe anasjelltas është nul.

Lerini vëllezërit tonë dardanë të bëjnë pushimet të qetë buzë detit, mos i shndërroni në mercenarë, brënda llojit. Ngushëllime të përzemërta familjes për vajzën e tyre, viktimë e njeriut të “çmendur”. L/Im

“””””””””””””””””””””””””””””””

Mundësia e zgjidhjes së krizave të marrdhënieve seksuale jashtëmartesore.

2. Guxo të ballafaqohesh me bashkëshortin.

Ballafaqimi bashkëshortor mendohet mjeti më i mirë, për të zgjidhur krizat bashkëshortore, veçanërisht ato të marrdhënjes seksuale jashtë martesore.

Krizat bashkëshortore, gjithmonë shkaktojnë dhembje shpirtërore, çrregullime psiqike dhe fizike, tek njëri apo të dy babshkëshortët. „Helmi“ duhet nxjerrur jashtë trupit dhe, sa më shpejt. Në raste të tilla, si i vetmi mjet ose, mjeti më i mirë, mendohet ballafaqimi.

Çfarë duhet menduar me ballafaqim?

Shumë bashkëshortë, grinden me dekada me njëri-tjetrin dhe, këtë e mendojnë ballafaqim.

Ballafaqimi dhe grindjet janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Ballafaqimi krakterizohet nga qëllimi, vendi, tema vendimmarrjet. Grindjet janë vetëm grindje, pa qëllim, pa temë, pa objekt, pa vendimmarrje.

Sipas psikologut gjerman, Philipp Yorck Herzberg nga universiteti Helmut-Schmidt-në Hamburg, ballafaqimi, në tri raste, mund të mendohet i dështuar: Kur është agresiv, kur tjetri tërhiqet nga ballafaqimi dhe, kur njëri ose, të da bashkëshortët, janë të lakueshëm.

Në ballafaqimin agresiv, njëri nga të dy është zinik, arrogant, fyes dhe, për të fshehur të vërtetën, mundohet t’a dominojë tjetrin.

Në ballafaqim të dy bashkëshortët duhet ta ndjejnë veten të sigurtë dhe, në pozita të barabarta, pavarësisht nga shkalla e fajësisë.

Në shumë raste ndodh që, njëri, e kërcënon tjetrin me publikimin e qorollisjeve të tij, gjatë jetës bashkëshortore, deri me denoncim në polici apo organet e drejtësisë. Kjo tregon se, bashkëjetesa e tyre, ka qënë e bazuar në interesa dhe, aspak në dashuri. Në raste të tilla, nuk bëhet fjalë për diskutimin e problemit por, për sulm personal me qëllim për t’a shkatërruar dhe diskriminuar tjetrin.

Refuzimi i ballafaqimit ose, tërheqja e menjiherëshme, tregon se bashkëshortit nuk i intereson as problemi as personi.

Lakueshmëria e njërit, me qëllim për të mos e acaruar situatën dhe, për të ruajtur statusquon, fillimisht mund të japë rezultat por, çdo arritje është vetëm e përkohëshme, jo zgjidhje e konfliktit apo krizës. Mund të mendohet një armëpushim i përkohshëm por, jo fundi i luftës.

Tipat që në ballafaqim fyhen ose dorëzohen shpejt, mendohet se vuajnë nga çrregullime të forta psiqike. Vuajnë nga ndjenja e frikës së humbjes së bashkëshortit, e fajësisë, e pasigurisë, e vetmisë.

Në rastet e ballafaqimit, viktima duhet të jetë shumë i sigurtë për veprimin që ka kryer tjetri. Xhelozia, hamëndësimet, thashethemet, gënjeshtrat, shpifjet e të tjerëve, nuk duhet të merren kurrë si prova për aktin seksual. Në të gjitha rastet duhet folur për rastin konkret dhe, jo për të kaluarën historike të jetës bashkëshortore. Ballafaqimi duhet të zhvillohet gjithmonë vetëm midis bahskëshortëve, pa persona të tretë. Ai duhet të jetë konstruktiv dhe, të mendohet mundësi zgjidhje e krizës, jo diskreditim, hakmarrje apo ndëshkim i tjetrit. Gjatë ballafaqimit, nga të dy bashkëshortët, mund të vendosen kompromise, afatshkurtëra dhe afatgjata.L/Im

Vijon

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.