13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Leke Imeraj

“Antikomunisti” donkishotist.

Para tre apo katër vitesh (nuk më kujtohet tamam), isha në tavolinë tek “Tullkuqja” në Shkodër, me “Mjeshtrin e Madh” “Nderi i Kombit” Fadil Kraja dhe, ca miq të tjerë. Ishte pranverë, ishim veshur me pantallona dhe këmishë. Erdhi një i njohur i Prof. Fadilit. Nuk e njihja. Kishte mbi njëzet vjet që jetonte në Amierikë dhe, ishte autor. Për librat e tij, kishte bashkëpunuar me Prof. Fadilin.

Sapo u ul ai, njëri nga ata që ishte me ne nëtavolinë, u ngrit i revoltuar. “Unë po iku”, tha ai.

“Pse po ikë?”, i tha Profesori.

“Unë nuk rri në tavolinë me komunista”, vazhdoi ai duke u dridhur.

“Ku janë komunistët këtu”, ia ktheu profesori.

“Ja, ky që erdhi tani”, u përgjigj ai.

“Ku e shikon ti komunizmin tek ai?”, e pyeti Profesori.

“Shikoja pullën e pantallonave, e ka me yll”, u përgjigj “antikomunisti”.

“Ulu, more hajvan! Je bërë donkishotist. Edhe pulla e pantallonave, të duket grykë topi”, i tha profesori. E kapi për krahu dhe e uli në karrige.

Të gjithë u çuditëm nga reagimi i tij.

“Amerikani”, si hutuar, tha: “Zotëri, ne nuk njihemi bashkë. Unë këto pantallona i kam blerë në Amerikë. Amerika nuk është vend komunist dhe, pantallonat, shiten me pulla dhe zinxhir”.

“”””””””””””””

Gjashtë këshilla kundër xhelozisë.

Xhelozia, në jetën bashkëshortore, gjithmonë është e rrezikshme. Nëse ajo çiftëzohet me kulturën patriarkalo-orientale, mund të shnëdrrohet në tragjedi sociale. Tek ne vihet re kjo dukuri, po merr jetën e grave, të pafajshme.

Çfarë mund të bëhet kundër saj?

Psikologët mendojnë se, xhelozia, pavarësisht nga shkalla që paraqitet, mund të shmanget dhe, vihet nën kontroll. Për këtë ata mendojnë gjashtë këshilla:

1. Ruaje pavarësinë tënde.

Faza e dashurimit, mendohet periudhë e „dehjes“, nga dashuria. Kjo është në dhe, për çdo moshë. Të dashuruarit, përqendrohen totalisht, tek njëri-tjetri. Në fillim të lidhjes, një sjellje e tillë, mendohet normale. Harrojnë dhe, harrohen nga të tjerët.

Duhet kthyer tek vetvetja, tek puna, pasioni, shoqëria, tek jeta normale.

Në një lidhje të re, është normale që, secili nga bashkëshortët (partnerët), mund dhe, duhet të ndryshojë shumë gjëra por, gjithmonë duke e ruajtur pavarësinë individuale. Sa më i varur që, njëri bëhet nga tjetri, aq më e madhe është xhelozia. Menjiherë zhvillohet ndjenja e frikës së humbjes së tjetrit.

2. Mos e ndrydh ndjenjën e xhelozisë.

Në shumë raste, bashkëshortët, nga frika e humbjes apo, për të shmangur konfliktet, e ndrydhin ndjenjën e xhelozisë. Eshtë gabim.

Çdo gjë që ndrydhet, edhe ndjenjat, kanë një pikë ngjeshje dhe, pastaj shpërthen. Kështu është edhe me xhelozinë. Ndrydhja mund të sjellë konflikte, kriza dhe, dhunë në jetën bashkëshortore.

Nëse vuan nga ndjenja e xhelozisë, duhet të guxosh të përballesh me atë, jo t’a ndrydhësh.

Çfarë kërkon ti tek unë? Pse më rrezikon? Çfarë të mungon në lidhjen tënde bashkëshortore?

Guxo të bësh një ballafaqim profesional me bashkëshortin tënd.

3. Çlirohu nga komplekset e inferioritetit.

Xhelozia, gjithmonë, lidhet ngusht me vetvlerësimin, me pozicionin tënd psikomoral, në raport me bashkëshortin. Nëse vuan nga komplekse inferioriteti, fare lehtë mund të prekesh nga xhelozia. Për të shpëtuar nga kjo, duhet të njohësh mirë, pikat e tua të forta dhe, të dobëta. Nëse nuk je vetë në gjendje t’a bësh një gjë të tillë, pyeti njerëzit e tu të besuar, të afërt dhe të ditur. Guxo të bësh atë që ke endërruar prej kohësh por, që e ke shtyr. Guxo të thuash po dhe jo, jo pjo.

4. Heshtja në rastin e xhelozisë akute.

Xhelozia akute (rastet flagrante), mund të shkaktojë tronditje të rëndë psiqike. Në raste të tilla, logjika hesht dhe, mekanizmi i ndjenjave, mund të dalë jashtëkontrollit. Njeriu shndërrohet në një „makinë“ luftarake. Nëse e ndjen veten, psiqikisht i tronditur, më mirë hesht! Asnjë diskutim, asnjë ballafaqim, edhe nëse tjetri të provokon. Në gjendje tëtronditjes së rëndë psiqike, mund të thuash gjëra apo të bësh veprime të cilat, më vonë, do të kushtojnë shumë. Në rastet e flagrancës, mbylle një sy dhe, bëje veshin shurdh. Merru me diçka tjetër, derisa të rikthehesh në gjendje psiqike normale.

5. Jepja tjetrit „votëbesimin“.

Psikologët mendojnë se, lidhjet bashkëshortore dhe partneriteti, nuk i pranojnë kushtet, asnjilloj dhe, në asnjë rast. Në hapat e para të dashurisë, nëse ti mendon që: Unë të dua ty por, me kusht që, të mos më tradhtosh, më mirë lere fare. Ti je i sëmurë nga xhelozia. Nuk je aspak i gatshëm dhe, aspak i përshtatshëm, për një lidhje.

Jepja tjetrit „votëbesimin“, që në fillim. Hiqe kushtin dhe, lerja kohës. Vetëm një lidhje e vdekur, nuk përjeton konflikte dhe zhgënjime. Në dashuri, gjithmonë ekziston rreziku i plagosjes shpirtërore. Kjo duhet njohur dhe, pranuar.

6. Guxo të kërkosh ndihmë.

Brënga e xhelozisë, jo në çdo rast mund të përballohet vetëm. Nëse e ndien se vuan nga xhelozia, aq sa është e rrezikuar bashkëshortësia, duhet të guxosh të kërkosh ndihmë. Ndihma duhet kërkuar tek njerëzit e specializuar dhe të besuar. Kurrë nuk duhet të bisedosh me njerëz jo profesionistë, qofshin ata edhe familjarët e tu. I treti, gjithmonë duhet menduar „zjarrndezës“ dhe, jo „zjarrfikës“. Nëse mungon psikoterapisti, mund të tgjedhësh një njeri të besuar dhe, të ditur, në rrethin tënd familjar apo, të ngushtë. Por, vetëm një. Ndihma është profesionalizëm, nuk është turp.

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.