9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.

Puçi dhe puçisti
(miniportret)
Fjala puç, vjen nga Zvicra-Putsch, që do të thotë përplasje forcash të brendshme për pushtet. Në rastin e një puçi, bëhet fjalë për kalim pushteti me dhunë, nga njëra forcë politike, tek tjetra. Me puç rrëzohet pushteti (drejtuesi) aktual dhe pushtetin e merr puçisti (trupat puçiste). Kjo kryhet jo nëpërmjet zgjedhjeve të lira, në parti apo popull por, nëpërmjet përmbysjes me dhunë të pushtetit apo drejtuesit të ligjshëm.
Puçet, në të shumtën e rasteve, shoqërohen me përplasje të mëdha dhe, të dhunshme, të forcave kundërshtare. Kjo përplasje, shkakton viktima dhe dëme të mëdha materiale. Për puçistin, imazhi i vendit, viktimat dhe dëmet materiale, nuk kanë asnjë rëndësi. Madje, viktimat, pavarësisht nga numri, janë vetëm numer, njerëz pa emer. Dëmet materiale, i faturohen humbësit.
Përvoja e puçeve, ka treguar që, kur puçistët e kanë marrë pushtetin, kanë vendosur një diktaturë ushtarake, një regjim apo tip shteti diktatorial, totalitar.
Në rastet kur dështon puçi, veprimet puçiste klasifikohen „puç i mbetur në tentativë“ ose, revoltë. Në të gjitha shtetet e botës, pavarësisht nga regjimi, në rastin e një puçi të dështuar, puçistët akuzohen për „tradhti të lartë“ dhe denohen shumë rëndë, deri me vdekje (në vendet ku denimi me vdekje, është në fuqi).
Përjashitm bën vetëm Shqipëria. Shteti shqiptar, i vetëshpallur deemokratik, e ka “përligjur” puçin si mjet demokratik, për marrjen e pushtetit me dhunë dhe, puçistët, profesonistë, janë të lirë, nuk denohen.
Puçistët, gjithmonë përgadisin „argumentin“ e puçit, për t’a përligjur atë, në sytë e popullit dhe të nderkombëtarëve. Në të shumtën e rasteve, ata shfrytëzojnë teorinë e „ vetëvendosjes“. Por, çfarë do të thotë teoria e „vetëvendosjes“, në rastin e një puçi?
Në politikë, teoria e “vetëvendosjes”,brënda llojit, është princip bazë i diktaturës, i përmbysjeve të shtetit dhe pushtetit me dhunë. Eshtë princip i puçeve të tipit nazifashist, hitlerian.
Në demokraci, ka tavolinë bisedimesh, bashkëvendim dhe bashkëqeverisje, brënda forcave politike dhe, midis partive të ndryshme, pavarësisht nga idetë dhe mendimet ndryshe, të grupeve, pozitës dhe opozitës. Asnjë parti politike, asnjë lider politik, nuk e ka të drejtën e vetëvendosjes, për fatet e popullit dhe të kombit.
Principi i vetëvendosjes, brënda forcave politike, duhet të zhduket nga fjalori poilitik dhe, jeta politiko-sociale. Ata që e mendojnë si busull orientimi, në jetën e tyre politike, dhe bëjnë thirrrje për revolucion, për përmbysje të rendit kushtetues me dhunë dhe gjakderdhje, duke përdorur edhe adoleshentët si mish për top, duhet të injorohen dhe menjanohen. Puçistët janë tipat më të rrezikshëm, për jetën politike, sociale dhe gjithë kombin. Janë të çmendur, vuajnë nga pasioni për pushtet, para dhe lavdi.
Lëvizjet e organizuara nga lart, nga tipat puçsitë, janë gjithmonë vepra kriminelësh dhe, kriminelët, duhet të ndëshkohen. Nëse ato organizohen nga populli, jashtë çdo influence të partive dhe liderëve politkë, sjellin demokraci. Populli, populli dhe vevtëm populli! Vetëm populli e gëzon të drejtën e vetëvendosjes.
Gjithë të tjerët duhet ta pranojnë dhe respektojnë vendimmarrjen dhe vullnetin e popullit. Ai është sovrani.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.