31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Lela Dardha Kokona

Fundi i një enigme Pjesa 2
Hetuesit pyetën me hollësi Lean, familjen e saj për gjithë veprimtarinë e asaj dite .Kqyrën bodrumin, shtëpinë dhe rreth saj.
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur, njerëz që qëndrojnë, bimë, pemë, jashtë dhe natyrë
Nga ai investigim nuk rezultoi qoftë dhe një tymnajë.
Tashmë as qeni nuk ishte, madje as zinxhiri. Në fund hetuesi pyeti babanë e Leas:
– Si shkoni me komshinjtë? Keni pasur ndonjë mosmarrëveshje, grindje?
– Jo, me thënë të drejtën janë njerëz të mirë.
– Keni ndonjë djalë të ri që mund të ketë ndonjë hakmarrje?
– Jo, kjo familja që sapo folëm ka një djalë nga 16 – 17 vjeç, por është një djalë flori, me shkollë, i edukuar me prindër intelektual.
– Pa ma përshkruaj ,si është me trup?
– Është biond, flokë kaçurrel, vetulltrashë, i gjatë, syblu.Ka një trup të hollë e të gjatë si balerin ngjan.
– Futemi në kafe? – sygjeroi hetuesi. Futi dorën në xhep, i zgjati kartvizitën.
– Numri juaj?- pyeti babai
– Po, për çdo dyshim sado i vogël qoftë për ty,apo ndonjë detajë që mund të kujtohet, më telefo!
– Po, patjetër!
– Po ai djali si quhet?
– Marko,- u përgjigj babai
– Me se merret?
-Shkon në fakultet, do bëhem muzikant thotë.Sa herë qëllon që e takojmë rrugës, bën shaka me Lean.I shpupurit flokët dhe i thotë: ” Je vajzë e mirë por dhe të mësosh mirë! Do bëhesh një madamë e bukur dhe e zgjuar”!
– A vjen ndonjëherë në shtëpinë tuaj?
– Joo, as që bëhet fjalë e as më shkon ndër mënd për atë! Ai rri gjithë ditën mbi libra, është djalë serioz.
– Mirë, – shtoi hetuesi.Ende pa përfunduar mirë bisedën, babait i rrëshqitën lotët si breshër.
– Më fal, e di që burri nuk qan, po më tradhëtuan lotët,qerpikët smi mbajtën dot!
– Dihet, është normale, je baba. Te fëmija nuk durohet gjumi i gjatë e jo më kjo,- i vendosi dorën mbi sup në shenjë mirkuptimi.
Ditët kalonin pa asnjë të re.
Një mëngjes, babai po nxitonte për punë.Nga pas tij, Marko po ecte qetësisht për në fakultet.Pikasi babanë e Leas, Serxhon dhe ia befi vrapit.
– Xhaxhi Serxho, Xhaxhi Serxho,- i thërriste disi i ndrojtur.
Serxho kujtoi bisedën e bërë me hetuesin. Ndaloi hapat mendueshëm.
– Si të bëj tani, si të sillem me të, – pyeste veten. – Eh, sa ngushtë më zuri!
Babait i interesonte ta dëgjonte.
– Më fal xhaxhi Serxho,të bëra të presësh! Doja të pyesja për Lean. Më ka mbetur në mendje mua dhe familjes time ajo ngjarje e rëndë. Më beso, kam qar kur e mora vesh ndodhinë.Si ka mundësi të veprosh aq kafshërisht mbi një fëmijë, mbi një ëngjëll siç – është Lea?! Çfarë krimi monstruoz, i tmerrshëm! Vetëm një kriminel i lindur mund ta bëj një akt të tillë! – Fliste Marko me një keqardhje të dukshme.
Babai qëndroi tërë kohës me sy e kokë poshtë. Në shpirtë ndjente një trazirë, shtrëngonte grushtet e nofullat i kërcisnin, po mundohej të përmbahej.
-” A thua të jetë ky spurdhjak ? Mos po kërkon të më hutojë me këto fjalë shpirti gjoja dhe vazhdon të më fyej akoma? Të jetë aktor kaq i mirë që po aktron kaq bukur me mua? Jo- jo, po pogaboj me këtë djalë, më fal Zot!- monologonte babai i dyzuar.
– O xhaxhi Serxho, shyqyr që nuk shkoi më tej, – ngriti zërin Marko.
– Çfarë më tej po më thua? – iu drejtua me ashpërsi babai.
– Po ja, pak krime kemi dëgjuar që pas një akti të tillë i zhdukin fare!
– E, po- po, – tundi kokën babai.Pas një pauze u ndanë.Në mendje i mbetën fjalët e Markos.
Njoftoi hetuesin për bisedën.
Po atë ditë policia arrestoi Markon si të dyshuarin kryesor.Morën dhe babanë në pyetje rreth bisedës së bërë me të.
Pas disa ditësh, Lea po kthehej nga shkolla, përballë u ndesh me një shoqen e saj.
– O Lea, sa mirë që të takova! Ti e di që babi im është polic,- fliste me një frymëmarrje të renduar.
– Çfarë ke Marçela, ç’është ky nxitim?
– Dëgjo Lea, kanë arrestuar një djalë që banon afër jush,Marko quhet, një bukurosh.
–Si? I hipi një e dridhur në trup. Jo, nuk ka mundësi, fliste e vendosur.
Iu kujtua gjatësia e këmbëve ,të cilat ishin pak më të gjata se të sajat.
– Jo, jo nuk ka mundësi! Kanë gabuar .
E la bisedën gjysëm . E tronditur u nis për në shtëpi….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.