17.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Lela Dardha Kokona

Nen tinguj trondites vjen kujtesa

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Nuk mund te mos shkruaj per ty kunata ime si moter , Zoje.Dua te shpreh respektin tim maksimal, per ty qe zeri yt i embel ,si nje puhize deti me flladiste shpirtin, per ty qe kam ruajtur nje dashuri te paster e te sinqerte.Ne syte e tu shprehes, te paqte lexoheshin qarte fjalet e bukura, te zgjedhura me aq kujdes , te pertypura mire ne mullirin e arsyes tende.Aty lexoheshin lehte fjalet e pashkruara.Sa pak flisje dhe sa shume mesazhe pecillnin ato fjale zemre! Druheshe se padashje mund te lendoje dike.Ti,qe dije te falje aq shume edhe kur shpirti te lendohej.Vetem ai qe te ka njohur ka shijuar bukurine e shpirtit, embelsine e fjales tende,ato te ndjenjave te tua kur shpalosje aq bukur ,natyrshem dashurine njerezore, pa shtirje, pa vendosur maske…Rralle mund te shihje ne syte e tu vele trishtesie, i strukje ne labirinthet e shpirtit tend te vrare.Ashtu si ike tashme ne rrugen pakthim nder yje, qe per ty nuk ndrijne me.

Ne kete vorbull trishtesie mendja endacake me shkoi ne vitet e lena pas. Imagjinata udhetoi ne udhen e gjate e te bukur qe beme bashke, aq paqesisht e miqesisht por e mundimshme e dashur dhe e paharruar Zoje !

Tashmë, ajo rruge i ngjan nje oazi te thare. Ne ato zaje nuk derdhen me uje te kristalta burimesh.Tashme sundon dhimbja, ngashërimi, ku shpirti yne, i familjes tende endet ne kërkim të pafundesise, atje ku ka vetem altar vetetimash, atje ne kupen blu qiellore, atje kundrojne pashprese syte tane te lodhur.Por ti , ndoshta po endesh ne kerkim per te ndare cdo gezim e dhimbje me bashkeudhetarin qe ndate bashke nje jete, Sametin.Na ka mbetur vetem ti lutemi Zotit qe te sheroje shpirtin tënd qe iku ne lengate nga trillet e jetes qe smunde ti ndaloje.

Ne syte e femijeve te tu shoh shperthime shkendijash malli, ndihen dritherimat e zemres mallengjyese,vetem loti i ngrohte u jep çlirim .

Dhimbja o Zoje paska fuqi vullkani,aq sa te duket se po dridhet dhe vete ajri nga renkimet e shpirtit te malluar qe u dhemb digjet nen renkim zjarr rrufeje.Ndihen te pavetedishem, te perhumbur, te pafuqishem , te mekur , te gremisur humnerave te mendjes, se ti ishe oazi freskues per mendjen dhe shpirtin e tyre. Ti ishe e embla, e shenjta, madheshtorja qe mbolle faren e dashurise per filizat e tu njomzake, O NENA Zoje!

Shpirti yt pushofte ne Parajse! U prehsh ne paqe!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.