FLAS ME DETIN..
I dashur Det !
Shën Valentini thonë është
Sot.
Buqet me lule të kam sjell,
Për të dashuruarit.
E di o mret ?!
Unë me ty jam e dashuruar për
jetë.
Po pse vall të jetë Shën
Valentin veç një ditë ,
E të mos jetë përditë ?!
Ashtu si jemi unë dhe ti.
Shshshët!
Të mos na dëgjojnë,
Se e quajnë marrëzi.
Merre buqetën dhe mbaje fortë në
gji !
Në duar kam romanin “Zemër Akili ” të mikes time nga Vushtri Kosovë Remzije J. Zekolli .
Faleminderit e dashur që ma nisët librin me postë!
Remzija në këtë Roman si dhe në librat e botuara me poezi çfaq patriotizmin dhe Atdhedashurin .Personazhet kryesor dy të rinjtë Flamuri dhe Shqipja që perplasen me peripecit e jetës gjatë luftës për liri nuk e lane pas dashurin për Atdheun! Ka shumë për të thënë për shkrimtaren dhe poeten Remzije J. Zekolli por unë personalishte i uroj suksese në vazhdim ,udhëtim te mbarë librit Zemër Akili !
Nuk do lë papërmendur redaktoren Lejla Gorishti për redaktimin e përsosur të këtij Romani .Gjitheashtu uroj edhe Z Prend Buzhala për parathënijen!
Urime pafund për ty Remzije J. Zekolli!
“””””””””
E lashë një punë në mërgim se kërkova kushte
Ata më ofenduan Atdheun.
Kishe edhe në Shqiperi më thanë:
Qepe i thashë laje gojën me Shqiperin .
Nuk e desha veten u largova pa dyluftim më zunë ethet si të shëndreut ,
Qënka e rëndë kur të ofendojn mëmëdheun…
(L.Q)
Toka rënkon.
Duke ecur në pedonalen e qytetit tonë
Hedh hapat e sigurt e pa frikë.
Dëgjoj nën këmbë dikush rënkon.
O zot sa tmerr!
Ndjeva siklet ,nxitova të ik.
Pllakat e ngurta diçka më thonë:
“Ju, aty lart
qe për ne gëzoni
dhe këmbët në baltë nuk ju shkelin,
u janë qorruar sytë dhe as nuk dëgjoni…?!
Por ta dini,
se nesër mbi mua as një hap nuk do te hidhni!
Dëgjoni o njrëz, që bisedoni mbi mua,
hapni sytë dhe zgjohuni nga gjumi
po shkon dhimbja deri në thua
po largohet rinia ,
fukarallëku e mundi.
Flet pedonalia,
flasin dhe rrugët
rënkojnë nën këmbë,
beton dhe mermer.
Për kë na ndërtoni dhe lodhni gjunjët…?!
Po ju largohen fëmijët ,
po ju lënë të mjerë .
Krenohen mëndjet që hiqen si të ndritura,
dalin rrugëve dhe flasin me krenari
shkatërruan kombin,
familje te uritura.
Larguan inteligjencën ,
lanë popullin pa dituri.
Këta horra, rrebel që kanë pirë ujin e tërbuar
fryjnë gjoksin dhe mburren me krenari
Shkatërruan vlerat çdo gjë rrënuar
po shkatërrohet qënia
NJERI…
Lela Pullumb Qejvani
24.01.2020. Vlorë