12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Leonardo Nika

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe teksti
(Poezi)
(Titulli) (Atë natë hëna ju përgjonte)
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Po nis këtë poezi
Për të kujtuar këto djem të ri
Kjo poezi nga shpirti më doli
Për ty Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Më dridhet zemra nga emocioni
Pash zotin lartë ju më besoni
Sa që vargjet s’po i lidh dot
Më lejoni të qaj me lot
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Unë po shkruaj për këto djem azgana
Me shumë mundime i rriti nana
Me traditat e malësisë
Me zakonet e burrërisë
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Nga regjimi u dënuan
Me diktaturën s’u pajtuan
Me muaj të tëra në hetusi
Ushtruan tortuta dhe mizori
“””””””””””””””””””””””””””
Kot e keni ju krminelë
Kur ju shohim na vjen për të vjellë
Nuk na mposhti dot ju me tortura
S’e kjo shqipëri ka lindur burra
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
Por xhelatët u egërsuan
Prapë nga torturat ata filluan
Nga trimëria e tyre u befasuan
Duke i rrahuar ata nuk pushuan
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Në revoltë shpërthyen të parët
Por seç u frikësuan shumë barbarët
Ata vendosën për tu dorëzuar
Shokët e tyre për ti shpëtuar
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
Por xhelatët kishin vendosur
Jetën djemëve për tua sosur
Edhe njëher për ti torturuar
E më pas për ti pushkatuar
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Kaluan shumë vuajtje tortura e përpjekje
Regjimi vendosi ti dënoi me vdekje
Por prapë këto trima nuk nxorrën lot
I treguan xhelatëve nuk na frikësoni dot
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Në vendin e ekzekutimit kur i çuan
Me breshëri barbarët i qëlluan
Nga trishtimi këngën bilbilat e pushuan
Dhe yjet e qiellit shumë u trishtuan
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Atë natë hëna ju përgjonte
Por nuk kishte forcë që ti ndalonte
Xhelatët me gjak nuk ngopen dot
Janë të pashpirtë nuk njohin zot
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Me këto vargje poezi
Po të kujtojmë ne brezi i ri
Ju jeni pishtarët e demokracisë
Qofshi në prehërin e perendisë
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Këtë poezi ua dedikoj dy trimave dhe pishtarëve të demokracisë Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit që me 22 maj të virit 1984 në burgun e qafës së barit u ngritën në revoltë me trimërinë e tyre të pashoqe tronditën regjimin komunist dhe të gjithë administradën dhe zyrtarët e atij burgu.. Dhe më pas u pushkatuan nga regjimin komunist.. Të paharruar qofshin..
Autor i poezisë (Leonardo Nika)… Me 26 tetor 2022..

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.