12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Leonora Bruçaj – Keka

 

E PREMTJA E MBARË.L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto

Mbrenda një shenjë të hiptonizuar
të gjeti
Në xhamat e mjegulluar
emrin ta shkroi
frikën harroi

Shiu përshkruan lotin e dhembjes
Ku janë tani?
S’ka për të s’ka
Nuk jeton me atë

Në teatrin e njerëzve t’portretizova

Sytë shpuan dhembjen e kohës
Gërgasës i kohës po ik

Peizazhin e shikon në errësi
Të sheh
Je në lindje, në perëndim jeton
në ikjen e harresës
e vë gishtin
Nuk ke duke kërkuar lejen
për gërshetat e saja
Pse hesht?

Ç’thotë qëndrimi juaj
më me ngulm më sulmon
krenarinë për t’nesërmen
që pret dëshmitarët e saj

Ne dëshmojmë për kohën
flasim për të të pamundshmen t’paariritshmen deri në të djeshmen n’mospasje!

MË THANË…L'immagine può contenere: pianta, tabella e spazio al chiuso

Më thanë njerëzit
Që ti ke vdekur
E unë, prapë jetoja me ty
Më thanë…
Se ti prapë jeton, e unë prapë
Vdisja për ty!

Me thanë njerëzit
Që jeta është dashuri
Ti s’mund të jetosh pa të
Ajo mund të jetojë pa ty!

Mall e vrer gjej në shpirtin tim
Për ikjen tënde,
dhe për kthimin pa dashje
Si ike nga kjo botë e acartë
duke më lënë …..,
E unë,
kurrë nuk u gëzova prej asaj ikje të pabesë
Që atëherë mbeta e zhveshur në këtë botë
Kurrë s’po e gjej një leckë të thurur,
ta vë në gjoksin tim
Të dal rrugëve në ketë qytet
Që hëna natën s’e ndriçon…
Ti!
Ike dhe more me vete fustanin e kuq të thurur nga vuajtjet për ty!
Unë!
Mbeta nën hijen e drurit të tharë, duke u lutur për kthimin tënd!

Leonora Bruçaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.