DO TA NDJESH MUNGESËN TIME!!!!
Shumë larg nga ty unë do të jem….
Kur ti gabimin do t’a kuptosh….
Për mua do të qash me lotë në sy….
Dhe pra në çdo vend do më kërkosh….
Ti kur t’a ndjesh mungesën t’ime….
Kur do t’a kuptosh që ke gabuar….
Ditën do t’a mallkosh kur ti pra ike….
Atë ditë kur nga unë ti je larguar….
Do mallkosh takimet kohën pa mua….
Sa herë loti do të rrjedh e pikoj nga sytë….
Se atë dashurinë që të fala e thashë unë….
Jo nuk do t’a gjesh dot tek asnjë e dytë….
Dhe sa herë kur të vijë përher nata….
Pra dhe shtrati ty kur të gjen vetëm….
Do e kuptosh pra sa shumë gabove….
Që t’i më le për tjetër e në vetmi mbetëm….
Por atë një ditë kur do ta kuptosh….
Se ti s’jeton asnjë çastë dot pa mua….
Është koha që mua ti do më kërkosh….
Ah t’a dish veç sa larg do kem shkruar….
Kush e di pra se ku do jem….
Në një skaj të botës dhe unë….
Ndoshta me një shishe e gotë në dorë….
Do kaloj momentet e netët pa gjumë….
Ndoshta do jem edhe unë si ti….
Me një tjetër do lumturoj jetën….
Ndoshta s’do kem forcë më ty të dua….
Mbase do jetoj e do largoj vetminë….
Nuk e di si do më bej pra jeta….
Për një gjë jam e sigurt larg prej këtu….
E humbur diku në rrugët e botës….
Do mundohem për ty me të harru….
Poezi nga Lika PBurgjia ….
3.03.2004.Athinë.Greece.