EJA BËHU RREZE DIELLI..
Ku më je o princ i kaltër
Unë jam me ngjyra blu
Eja shpejt të kam hater
Hiqëm çarçafin me z’bulu!
E më merr në krahtë e tua
Jorgan bëhu më mbulo
Mos më lërë përvëluar
Më puth fort dhe më ngroh!
Eja pranë fluturim
Hapi sytë e shiko
Si shkëlqenë syri im
Të pret ty o zemër-o!
Unë për ty jam zbukuru
I gjithë blu edhe qielli
Eja pranë me ngroh mu
Eja bëju rreze dielli
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia
24.01.2016.Athinë . Greece
Pse njerëzit gjithmon në gojë të mbajnë….
Gjithmon ata Pse vetëm të shajnë….
Veten e tyre ndonjëher vallë a e kanë parë si janë ….
A e dini vallë si e kanë…
Që ç’do njeri tjetër e ofendojnë e mallkojnë dhe e shajnë…..
Për veten e tyre njëher gjë të keqe vallë pse nuk thanë….
Ah ju që merreni me llafe e thashetheme ato të sjellin halle…..
Mos e fut shpirtin tëndë herë tjetër në gjyna….
Se zoti do vij të thot edhe për ty e të japë të këqia sa s’ka …..
Prandaj mbyllë gojën rri rehat…..
Se shpirtin tëndë djalli do vij një ditë do ta marr e ka hak….
Prandaj mos folë më për të tjerë mos hidh farmak….
Mua kurr keq smë bëni asnjëher jo….
Por kujdes kur bënë keq për tjetrin dhe keq për atë do…
Mos kujto se kështu cdo gjë harron…
Zoti vërtet shikon por nuk vonon…
Shikoje njëherë veten tënde bëjë më me vlerë….
Se Po veprove kështu do të kesh Në jetë gjithmon nder….
Nga Lika Prishka Burgjia …
ROMANTIZMI KA QENE TEPER
Të pashë fotografinë
Pa mbushur gjashtëmbëdhjetë
Më soli ndërmend rininë
Kur shëtisnim në bregdet
Bash aty në mes të rerës
Ku puthet uji me tokë
Ku i fale puthje buzës
U bashkuam kokë më kokë
Romantike ishte mbremja
Tokë e qiell hijeshuar
E gjith’ vallja ishte tëndja
Me mjaltin e ëmbëlsuar
Ti i fale vajzërinë
Ai t’fali çfarë ti deshe
Qënjen tuaj krejt e shkrinë
Kur tënden me t’tijin e ngjeshe
Të ndrijnë sytë, zemra flakë
Kur drejt qiellit ti shikoje
Dhe tek ty tundej, i gjatë
Ai që gjithnjë ëndërroje
Romantizëm që ti e deshe
Bash aty në drit të hënës
Romantizni doli tepër
Kur ia fale mjaltin zemrës
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia