3.5 C
Tiranë
E hënë, 10 Shkurt 2025

Lika Prishka Burgjia

 

Eh,ujk!

Eh, ujk e ke kot
Femrën, jo se nënshtron dot
Nuk do mundesh me kafshu
Zbut dhe gurin, ty dërmu!
Kot e ke mos u mundo
Bukuroshja s’është për ty
Në t’pa dhëmbë të shëndro’
Mjaftë tët’ hedh të bukurin sy!
Kot e ke mos u mundo
Po të hodhi ty vështrim
Ty në hije të shëndro
Vetem ti do jesh viktim!
Ik o ujk për kokën tënde
Bukurisë udhë lësho
Se për ndryshe do t’bien pende
Bukurija triumfo’!
Poezi Nga

Lika Prishka Burgjia

AH NË ATO VITE !!!!

Ah moj dashuri dikur si ishe
Me padurim prisnim vajza a djali të kaloj
Zemra të digjej zjarrë të madh kishe
Një shikim të më hedh një fjalë të më thoj
Ah kur dashuronim në vitet tona
Si rrinim të heshtur pa folur të dy
Mezi prisnim vështrimin takimet tona
Të shikonim vec njëri tjetrin në sy…
Ah kur dashuronim në atë kohën tonë
Eh si tretesha e përvëlohesha për ty
Dhe kur nga njëri tjetri letrat na vinin vonë
Koha kalonte një muaj apo dhe dy
Por ashtu dashuria mbahesh e gjallë
Dhe letrat na jepnin lumturinë
E kështu në zemër kishim zjarrë e hallë
Dhe kur i lexonim ndjenim dashurinë
Ndoshta kështu jetonte dhe më gjatë
Se flakë mbanin letrat në udhëtim
Në cep të një rrugë një puthje e ngadaltë
S’dinin vap apo shi letrat pa mbarim
Kur dashuronim të gjithë në ato vite
Me zor vinin letrat nga fshati në qytet
Nëpër dhoma telefona nuk kishte
Asgjë skishte as faks as internet
Ah më mirë kjo që nuk kishte
Po ishim më të dashuruar më të qet
Se fjala e shkruajtur e nisur shpejt të vriste
Një dashuri të gjatë e shuante krejt….
Poezi nga

Vasilka Prishka Burgjia
2.03.2014. Athine .Greece.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.