-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lika Prishka Burgjia

NUK E NJEH DASHURINË E ZEMRËS TIME

Mund të jetë një imazh i Πρίσκα Μπουργκία Λίκα

Ti jo nuk e njeh dashurinë e zemrës time
Gjithashtu këtë kënaqësi të puthjes time
Këtë dashuri,kënaqësi të pafund
Që veç tek ty do ta fal tek askund….
Të jemi bashkë unë pranë teje të jemi të dy
Me njëri tjetrin të shikohemi sy më sy
Të mërmërisim buzë më buzë të prek
Se kjo dashuri trupin krejt po ma djeg….
Të kem pranë frymën tënde të ndjej
Bashkë një natë nën çarçafët e bardhë
Të puth të prek të ledhatoj të shkoj edhe tej
Aty ku trupat tanë do bëhen të gjallë….
Do ndjej lëkurën tënde gjoksin ta prek ledhatoj
Të puth buzët e tua lehtë ato të kafshoj
Të të përkëdhel trupat tanë të afrohen
Ku dëshirat tonë të epshës të takohen….
Të marrë të jap shpirtin mes puthjeve të flaktra
Ku oshitamat e mia mos të kenë fundë
Pranë trupit tëndë lakuriq ,epshave të zjarrta
Aty ku thërras epsha trupin krejt ma shkund….
Duart e tua trupin komplet më ledhatojnë
Më maje të gishtrinjve më prek gjinjtë
Dëshirat mi ndes puthjet më ëmbëlsojnë
Trupat tanë të dy bashkohen e dashurojnë….
Putha buzës e tua mishtore e jo vetem ato jo
E mora gjithçka s’ngopesha jo veç puthje e tua
Ti më fale dashurinë që shpirti me ty e do
Më ndeze deshirën epshën që me ty veç i dua…
Ku çdo gjë mes nesh duket ,është e bukur
Aty ku puthja shpirtërore dashuria hyjnore
Ëmbëlsia e puthjeve ah ky çast nuk do humbur
Këto janë ndjenja të zjarrta e epsha njerëzore….

Poezi nga Βάσω Πρίσκα Μπουργκία

22.06.2019 . Athinë .Greece

“””””””””””””””””””””

PËR TY SHKRUAJ SE TË DASHUROJ !!!!
Mes lotëve po të shkruaj…
Këto dy rreshta poezie…
Të mbushura me fjalë të ëmbla…
Fjalë të bukura fjalë dashurie…
Nuk kam shumë për të dhuruar…
Por kam shpresë jetë për të afruar…
Nuk jam ëngjëll unë në këtë botë…
Por kam ndjenja e dashuri plotë…
Po të shkruaj për ty o shpirti im…
Që ti zemrën ma ke marrë…
Ah kjo zemra ka shumë guxim…
Dhe ma ke bërë ah me sa hallë…
Sa të bukura fjalët që thoje…
Ah sa të ëmbla buzët e tua…
Ja sa e brishtë kjo dashuria…
Sa e hidhur është sot vetmia…
Sa do të doja të më kuptoje…
Rrahjet e zemrës të mi dëgjoje…
Të vije pranë të më gëzoje…
Të dua pa fund të më thoje…
E ke në dorë ti zemrën time…
Dhe me atë bën ç’të duash…
Por të lutem mos ma hidh…
Sepse dhe ti do vuash…
Ti po vonohesh e unë kam frikë…
Ja dhe ëndrra s’më lë të ikë…
S’pate guxim për të më takuar…
Të thosha dhe unë jam i dashuruar…
Lotët nga shpirti po më dalin…
Dhe asgjë s’ma shuan mallin…
Largësia po e vretë dashurinë…
Kjo puthja jote ma heq mërzinë…
Dua të shikoj me sytë e tu…
Dorën t’a heq nga kjo vetmia…
Të kujtoj ç’do herë me mallë…
Do të dua sa të jem gjallë…
Oh zot ç’farë dua çfarë kërkoj…
Jam çmendur thua dhe se kuptoj…
Ti që të dua për ty po mendoj…
Jam e dënuar se shumë të dashuroj…

Poezia nga Βάσω Πρίσκα Μπουργκία

Lika PBurgjia ….

23.06.2012.Athinë.Greece…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.