4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Liliana Mertzani

Duar bosh ikim e fleme.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Kur i keshe te gjitha plot,
I ndaja ato me shoke
I moren, as faleminderit
Tani, se prrishen qederin.
E c’tju them o more shoke
Shume e pa drejte kjo bote
Kur nje shok te kerkon ndime,
Te qan hall me psheretime.
Jepi doren, mos e le
Te mos bjere ai perdhe
Se do vije dhe radha jote
S’kemi bere pazar me zot.
Te te veje puna mbare,
Jep or shok, o zemer thare
Se tani, ai ka hall
Eshte ne zeval te madh.
U prish dhe vellezeria,
Miku edhe shoqeria
S’te mbeshtet asnje njeri,
Kur ke hall e sekelldi.
E c’behet o zot keshtu?
S’jemi per gjithemone ketu
Jemi per ne boten tjeter,
Duaje shokun me zemer.
Ato qe ke nxjerre sot,
Nuke di, a do i hac dot
Se tjeter ben llogarine,
Nuke di, a do kesh te gdhire.
Shpirti nuke kerkon para
As pallate te medha
Qe ta mbash ate te paster,
Dashuri, kerkon, e hater.
Te gjithe xhveshur kemi lere
Asnje, boten se ka blere
Ketu i gjem e i leme
Duar bosh ikim e fleme.
“””””””””””””””””#”””””””””””””””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 23-09-2021.
“”””””””””””””””””””””””””””””

Nenat tona heroina.
“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe ambiente të jashtme
Ngriheshin qe pa dire
Ne te korre e ne te shire
Ne te kthyer dru e shkarpa,
Mbas dite i prit bugadha.
Ne darke do rijne vone
Te gjithe ti respektojne
Se mbushne barkun me buke
E ruajne per djale e cupe.
Djepin e mirne me vete
Ne diell e kohe te keqe
Pa kepuce e salltanete
Nuke benin hicgje per vete.
Te shkretat neper kamina
Nenat tona gjeraqina
S’kishne sobe e lavatrice,
Po me dru e karamishte.
U perveluan ne furre
Te bejne byrek per bure
Te qepnin e te anderojne,
Te shpijne femijen ne shkolle.
Ne cdo gje qene perpara
Me shoj shoqe vinin gara
Te pastra e nikoqire,
Nga goja qene birbile.
Sa te zonjat nenat tona,
Cu shi syri u ben dora
Ne nje ane do benin gjellen,
Me vrap te mbushnin bucjelen.
Edhe ne rruge me kafshen
Ne qafe kishne corrapen
Pa do vijne te cajne drute,
Edhe lakrat ne fute.
Me vrap te ndezejn oxhakun,
Kishne plaken edhe plakun
I veshtojen si dy syte
Dhe femijet per te rrite.
Keto nena kaqe te mira,
Sot u dukene cudira
Te gjitha jane te verteta
Nuke I shpika, as i gjeta.
Edhe ne i kemi shkuar
Jemi brezi i kaluar
Ashtu nenat na mesuan,
Te punojme pa pertuar.
Dhe kushdo qe ta lexoje,
Dicka duhet te mesoje
Keto nena ti nderojme,
Krenari e jetes tone.
Kush i ka dhe ti gezoje
Te tjeret dhe ti kujtojne
Ti kujtojne dite e nate
Se do te marin urate.
“””””””””””””””#”””””””””””””””””
Liliana Leka Merchant
Corfus me 21-09-2021.
Kjo foto eshte mare nga bashkefshatari jone Andon Brami.
**********************************

Hena lozonjare.
“””””””””””””””””””””””””
Shiko hena te ka dale e ndricon
Kerkon me driten e saj, boten te pushtoje
O moj mbretereshe e qiellit, ti moj lozonjare,
Here here del e plote, nga nje here, hic fare.
Ne netet me eresire, dua te te sho
Se nata nuke ka te gdhire, pa ty, zemero
Ti je shoqeria ime, qe ne vegjeli,
Me tija u dashurova, nuke ndjehem pa ty.
Ku vete netet e tjera,? Une behem xheloze
Mos me lere gjithemone ne pritje, mos me ben kurioze
Mos vete ne planet tjeter? Ti moj genjeshtare
Me le e te pres cdo nate, atje ne dritare.
Ty me ndrit rruget e mia, me ty me ze gjumi,
Dhe kur cohem ne mengjes, nuke te gjej gjekundi
Leri, leri, ato naze, te pres naten tjeter
Te llamburitesh dynjane, e te me shtosh jeten.
Pse kalon ne re e fshehur?
E me nderon rruge
Apo yjet te kane mposhtur,
Ti, e vetme pulle.
O moj bukuroshia ime,
Kur me del e plote,
Te gjitheve u jep gezime,
Se shkelqen nje bote.
Shkelqen fytyre e te rinjve
Rene ne dashuri
Tek deti ne ato brigje,
Me ti shoqeri.
Te kam dashe edhe te dua,
Hena lozonjare,
Eja, mos luaj me mua
Pa ty, s’bej dot fare.
“””””””””””””””#”””””””””””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 22-09-2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.