8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Liliana Shkodrani Baçi

ME MORI MALLI Më mori malli të prish euro e im’bir të shoh që psonisa diçka që nuk kisha nevojë e të shtojë_gjithnjë si sot e mot konsumiste ke qënë e kjo do të thotë që në ty ka diçka që nuk shkonë. Më mori malli për hijen time që mua më shoqëronë. Gjethet sapo fillojnë të bëlbëzojnë po kush i shikon,numri i të prekurve nga korona çdo ditë zgjeron. Majën e tyre nga dritarja vështrojë,po trupin e lakuriqtë të pemës ende s’vështrojë dot. Më mori malli të pi kafenë në Barin ton të preferuar.Rripin e Kidës nën këmbë të njërës karrike të lidh e ajo si e babëzitur _për sjelljen e denjë shpërblimin me biskotë pretë. Atëhere ne vendosim rrufitur kafenë gazetat t’ shfletojmë. Thonë që kioskat e shitjes së shtypit janë hap ..jo ..jo ..them unë asgjëje si dihet se ja kushedi bartësin e virusit takojë! Më mori malli për vrapin karikim ankthi për orët që punën do marrë,e shfryrjen e nervit kur pres autobuzin,e dhe se është në orar unë prapë me faj e godasë, pa pyetur që isha po unë që shkova më shpejtë. Më mori malli t’mos di se ç’kam në frigorifer; t’ia bëjë me gishtin mohues tim shoqi kur bie zilja e telefonit të shtëpisë që andej nga matanë të marri përgjigjen e rreme që s’jam se gjellën po bëjë e flakën kam ngritur të lartë. Më mori malli të shoh plehun e luleve të tharë e barishtet pa ftuar përzier në të ti heq një muaj më pas.Më morj malli kur s’dija sa herë fqinjët poshtë e lartë marrin ashensorin e seç kërcet një derë që bën pam me zhurmë të gjatë. Më mori malli të harrojë portokallen në çantën e punës ose të kuqin e buzëve ta lëpijë dy herë në ditë dhe se pa pasqyrë,përpara_paçka. Më mori malli të pyes _andej nga Shqipëria se di si janë. Më mori malli të mbledh pirg gjith teshat e javës e nëse më duhet filan bluzë me dorë ta lajë. Më mori malli për atë palo pluhur që shpirtin ma ha kur çdo drekë kundër dritës duket sikur kam një muj pa i marrë. Më mori malli të shoh sahatin e dorës e mëndja t’më shkojë te im shoq_ore ç’pati që po vika vonë sot. Më mori malli kur pyes _andej nga Tirana kushedi si janë.. Të bukura janë perëndimet që ndrijnë horizontin e ja bëjmë me dorë. A mundemi ta dënojmë pse ndjellë errësirën që Ikën e përsëritet? Ja tash po ngrihem të di andej nga Tirana sa durim kanë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.