9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Liliana Shkodrani Baci

Ora 7- “24 Mars 2020

Ju flet Liliana me shumë zëra…
“ditarin e luftes” se harroje,L'immagine può contenere: 1 persona

ditarin e dhimbjeve po ashtu, Ditëlindjen e kujt sot nuk feston.
-Ai Ishte Muli im ‘vella .
-Ai është Muli im’ vëlla, që dheun ha, që ditlindje sot nuk feston, nipërit qe si pa, jetën që aq shpejt la.
Ai është Muli im’vëlla- projektuesi i kësaj që jam sot, shoqëruesi që më mbante për dore nëpër dyert e redaksise së thoshte-“Motra e vogël Liliana është poete”…dhe punëtore….Nga këtu ku jam ajo motra e vogël Liliana poetja dhe punëtorja lule mbi mermer dot s’të vë po ta njeh paktin që ke lidhur me to,dhe që je fejuar me manushaqet.
“thuamë vëlla thuam, a jeni në paqe të tre; thuamë si është mamaja, babai i urtë Përmetari partizan, Ti……”
Lëre…lëre…se sot kuvendojë unë me mall e lot…….ja…….thuamë…mos harro…..

C’TU CA SISA MOJ EREDLIRE

Ajo ish për sy që ndiejnë misteret e muzës së lartë,
nga seftja deri në çastin e fundmë të vëmëndjes
si në haretë, deri kur vala e zisë nuk ndolli gaz.

Ju lutëm grushtit të eshtrave të saj që yshtja të bënte derman
Mulin mos pranonte aq pranë.
-S’mundi.
S’mundi të sajonte supersticion dhe se ish foleja e grerëzës së parë,
ajo me shumë thumba që bën hatanë-
dhe mjalti i hojeve që pikonte ëmbëlsinë
dhe hithra e pjekur që fllug buhavit.

-e ç’tu ça sisa moj eredlire

E ndieva shpejt, se kisha pirë dhe unë në atë thithkë
po etjen për tim vëlla se ngopi
në dy gishtat shkëlqim të ditëve tij.

Meqë ishe e je fole e grerëzës së parë
asaj me shumë thumba që bën hatanë…
-pse,pse,një supersticion…
-ja kjo më mundon:-nuk e ndolle dot?
Kështu balli i mallit karshi e nën të
nisi muzgje të pakënduara nga bilbil
e i qingjit të mendueshëm me një çik zë.
Ujrat nuk denjuan të freskojnë me vrulle,
detet mbi tërmete,
shpellat më të thella s’lanë të shihej gjë prej gjëje,
e as brigjet e lotëve s’pyetën për meritë.
-Po pse kështu moj labja jonë
thithe pranë teje dhimbjet e lindjes së dytë!
Pse su ngushëllove me çimkat nën baltë,
pse su turbullove në ëndrat përnatë,
pse?
_Pse Mulin more,që të mbeteshim si pentagram pa melodi?
_Pse s’na i vure veshin?-Ish yt bir..E more për vete isharetin që kish nisur pesë vite më parë.
-Su qase ti,
-su qas ai,
-as ne.
Në betejën me kancerin dukej sikur kish lidhur pakt.
Qasmu të na japësh brinjë se kryqet e mpakur mua motër zezës
s’më mbajnë dot gjullurditë që ndodhkan anë e mbanë
dhe se bëmë ç’mos ta ndanim nga indet e tëndit gjak,
e tonit At.

Të ish e kundërta do desha në atë kohë
kur fati na ngopi me dajak

e shtoj-t’isha mish i denjë për varr.

Ja kështu e ndiej akoma ç’më dhëmbë në këtë nat të llamburisur me kajmak
e t’i rreshtojë një për ç’do bir,
ty moj fole e grerëzës së parë
asaj me shumë thumba që bën hatanë.

*ju lutem nuk është rasti të ripërterihen ngushëllimet*
…….ju falenderojë për pjesmarrjen…..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.