poemtha e gruas emigrante
Një mizë vërdallosur kokmes së gjalpit
si kryqëzim shpendësh mbi mal
më kujton gabimin më të madh timin
faji që s’mbolla pemë kur bëra djalë.
Ish dielli që ngrohte shpuzë.
Uthulla plaste si timen dhe enën e vet.
Gjaku menstrual ish i ri.
Bota më kish dhimbje të blertë ,
fjalët e ndarjes në t’sajat një më dy.
Maria nga altari më vështrojë!
Më rrinte në mënd kush paradite nuk më pagojë pse s’i përzura pëllumbat nga oborr. Ata mbollën glasa sapo kisha vënë sandalet në këmbë
dhe buzët me të kuq si mollëzat njësojë.
— : ” Ahh qënke veshur ; shko,shko.
Më vjen keq , sot nuk do shpërblehesh sa zakonisht të takon;- Sorollatjen e pëllumbave me lirinë për jashtëqitjen ma le aty_ këtu
dhe tjegullat mbi garazh kanë ndyrë si kangjellat njëllojë.
— :ç’patën kaq sot? “
–: “Më vjen keq ?!”Më vinte keqardhja thënë karshi Maries në altar si sharje bërtitur robit në nevojë.
Më erdhi në mëndje shqiponjë !
Mu kujtua mosha kur botës bulimike rënkimet ja bëra t’miat.
Fjalët raciste
ndarjen në urrejtje kish e ka një më dy…
…Herën tjetër a do më pëlqejë kjo botë?!
C’imazhe më vin në këtë pasdite që sapo mblodha mullaga me shi mbi petalet e rralla roz.
_Rrëzohen gjithnjë ato!
Më suallnë para sysh mure të rënë përgjithmonë.
Thonë pastaj që kush rri në linjën e parë
qiellii e përflakë…..
( Faleminderit)
…………………..((Dhimbja e bardhë tej e tej..këtë poemthë të pambarimtë e përshkonë…
….MOS SHANI ATDHEUN…amaneti i poetit
sot në festën e tij…))
..Nuro Skënda….
“”””””””””””””””
Pjergulla që veshin s’ja vumë
plakat e sokakeve me të thënë e të thash
mes parjes në hope e tantellave
mes psherëtimës nën trup…
Durimi i vëllait që s’është më.mbi çati për antenë.
Yjet brum korali mbi kitarën e fqinjit amator
refreni i serenatës që ëndrat na trazojë.
Erë e kabunisë dhe kulaçit në saç
nga shtëpia përdhese përballë.
Qartësi domozdo e gushtit tër’afsh
pronarë të pesë lekëshit prisnim
gegën për kaush,
treni plotë e përplotë të dielave nën hënë me ngenë si breshkë…
…rinia yrysh.
Rrobat e banjës marrë hua
që djemve tu rrëmbenim shikimin për bela…
Listën e mallit dhe këto e shtojnë
..e ca tjera që rëndojnë…

Pëlqej
Komento