20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Publikoi :Liljana Ndoni

 

SHKRUAR NGA:Kristo Stojës

F a b u l

BUBURECI I ZHGËNJYER NGA GRERËZA

Larg, sumë larg, në ca lëndina sekrete
Flisnin e flisnin në telefon dy insekte.
Njëri, i ngrefosur, një bunurec
Tjetra hiqej si të ishte bletë.

Bubureci pat hedhur në gjethe disa vjersha.
– Ky shkruaka më bukur se unë, tha “bleta”.
Unë, vërtetë bëj ca vjershërime,
Por, nga që aq di, bëj dhe shumë gabime.-

Duke qenë grerëz, askush s’ja varte,
Tjetër se veten si bletë e mbante
Dhe që të vlerësohej se ishte dikush,
Kërkoi ndihmë të dilte në atë fushë.

Bubureci mburrej se libra kish shkruar.
“Të shfaqem dhe unë si poete e shquar”.
Bubureci e pat joshur me koplimente.
S’ e kish vështirë tani rrugën ta gjente.

Iu paraqit buburecit me pak mjaltë.
Pak them.unë, i vuri përpara një tas.
Bubureci tha: “Më erdhi në dorë!”
Tani kish rast të sillet si të dojë.

Dhe nisi vjershat t’ia rregullojë.
Arriti dhe libra t’i botojë.
Insektet kur i panë me emrin bletë,
“Epa mundur, s’ mund t’i shkruaj vetë.”

Grerëza e mbante veten si bijë mbreti,
Llastuar me koplimente nga bubureci.
Për t’u dukur ndaj të tjerëve si më me vlerë,
Nisi intrigat dhe ndaj poetëve të tjerë.

Vonë shumë bubureci ia kuptoi hallin.
Kur ajo kaloi lumin dhe shau kalin.
Shumë vonë e kuptoi i shkreti buburec,
Që.pat ndihmuar një grerëz, jo një bletë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.