18.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Liljana Shkodrani Baçi

Më budalla burrë !

Pse nuk denjova të pija kafe me të ,vendosi të prishë marrëdhëniet me gjithë Shqipërinë .

Kush? Kush përveç anadollakëve , diktatorë , e fondamentalist që na u bë papritur mediatorë i paqes – Erdogani .

Më erdhi sonte në ëndërr, në mes të një gjumi të rraskapitur nga egërsia që di të më shfryjë migrena e më thoshte – : ” Zonjë, të ftoj për një kafe!

– ” Faleminderit “, i thash e çuditur , po s’pi kafe me burrat e botës ( në fakt e gënjeva se desha t’i vija për shtat mëndjes së ndryshkur të tij për si i mohon ai të drejtat e grave e të shumë kampeve të tjera në opozitë me demokracinë ).

Ngulte këmbë e zgurdullonte syt.

– Jo, ja përsërita, kam tim shoq , e pikë.

U nxeh, pu pu pu , sa u nxeh Erdogani.

E aty me gishtin tregues lartë si gjithë diktatorët tha – : ” Që sot Shqipëria do jet ” Non grata” , do prishen marrëdhëniet me të në ç’do fushë”

Unë mendova” A jan mbaruar shtëpitë që morën përsipër t’i ndërtojnë pas tërmetit të tre viteve më parë? “

U zura në faj , po atij ja bëra paq!

Nuk dua që për refuzimin e ftesës për kafe të marri hak me Shqipërinë , se me mua dhe po e bëri përveç tim shoqi ( djemve s’do u them asgjë) sot më vjen babaxhani vëlla Fredi nga Shqipëria që bëhemi tre , e ja bëjmë tetë me dy Erdoganit atij mediaatorit të paqes në zi .

16 Dhjetor 10:47

“””””””””””””””””””””

Të dashura mike E JO VETEM MIKE – Ju lutem vetëm në mënyrë simbolike dëshiroj të jeni të pranishme e në solidaritet me mua duke e dhënë përmes një pjesmarrje virtuale si koment nën këtë status , në mbështetje të grave , vajzave, motrave e studenteve Iraniane që siç e dim prej shumë javësh vazhdojnë protestat duke rrezikuar jetën e tyre në rregjimin e Khameneit për vrasjen e 22 vjeçares MAHSA AMINI ndaluar nga policia morale sepse nuk kish vën shaminë në kokë .Pak javë përsëri ndodhi me 24 vjeçaren Hadith Najafi që shkoj të protestonte me flokët lëshuar mbi shpatulla ,e e vranë .

UNE DHE JU MIKET E MIA NUK KEMI MUNDESI TE JEMI PJESMARRESE NE PROTESTAT E GRAVE KUDO QE ME NJE XHEST SIMBOLIK , JAN PRANE GRAVE IRANAINE E E BEJNE ME DOREZIMIN E NJE TUFEZE TE VOGEL FLOKESH TE PRERE.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

E kam thën- Në ka gjë që më zbavit më shumë , ajo është kur djemtë ” tallen” me mamin.

Këtë mëngjes ndërsa prisja të dija si po kalon im bir Arli në Barcelona me kushërinjtë që i kan vajtur të kalojnë disa ditë së bashku , i nisa dhe fotografinë time të porsabërë pranë dritares ku vëzhgoja shiun që ai i vogël e adhuronte .-” Më merr malli për shiun e Tiranës” thoshte këtu si mua ,po dhe mësuesve në shkollë. Aq herë e ndiente atë mall sa një herë mësuesja më pyeti se ç’farë ka ndryshe shiu në Tiranë .

Arli ka ardhur 6 vjeç në Itali.Njëkohësisht me mësimin e alfabetit këtu i mësonim dhe atë të shqipes , që ka 11 gërma më shumë. Flet shkëlqyeshëm Shqipen dhe kur erdhi në Shqipëri ,udhëtim që e përmbushi 1 muaj më parë pas gati 12 viteve mungesë nuk kuptohet aspak që s’jetonë aty .

Sot- unë i nis fotografinë që vërtetë jam mendueshëm ,( jo si qingji i vogël që blegërin) ai më thot

” Ç’ ke që mendon”?

As një sekondë ja ktheu përgjigjen tjetri që këtej nga Italia me të cilët kemi një grup familjarë që e përdorin aq rrallë sa unë kujtoja se e kishin abandonuar

-” Ky është lajm; mami që mendon ! “

Unë qesh dhe me lot , dhe se nuk dua t’i vë në dispozicion as për ta as për Shqipërinë .

“”””””””””””””””””””””””””””””

NDERSA SHETIS-JA NE VATIKAN

Ndërsa kohë më parë shëtitja nëpër të famshmet ” i musei Vaticani” me të paduruarën dëshirë për të parë ” dhomat ” e Rafaelo/ s , e pas tyre të magjishmen ” Cappella Sistina” ku ish ende ritakimi me Michelangelo/ n ,pas kryeveprës ” Mëshira”, më arrin një mesazh në tel i një mikes sime që në pushimin e drekës i kisha shkruajtur pas habisë së saj , se si unë ndonjëherë i kujtoj ëndrat me përpikmëri e i çimentojë në rrëfim pothuajse letrarë, e si dhe i realizoj ndonjëherë, si udhëtimi në Vatikan e Romë.

Ja ç’ kisha shkruajtur ” – Ti shprehesh për ëndrat që e mbajta mënd.Rrallë shumë rrallë më kujtohet ndonjë,e kam huqin ta shkruaj sepse më zbavit.Pa asnjë plan për ta trasformuar në shkrim.

Po ç’më ndodh – ndërsa bluaj duke buzëqeshur atmosferën e ëndrës tashmë të sistemuar mirë në kujtesë e në fletë , qesh me qortimin e mamasë ( këtë rast, që ajo çudiste me nivitetin e saj po që sot duket që paska goditur në shënjë sepse dihet që shpeshë e dëndur nuk njohim vëndin tonë e duam të bredhim rrugëve të botës, po ky nuk është vetëm ves Shqiptar)

Pra këtu, nuk harroj kurrë që shikimi im nis nga poshtë , sepse vij nga një vend ku u rrita deri 34 vjeç, ku kudo ç’do rrugë e shesh dominohesh nga statujat e Leninit, Stalinit , për të mos thën të tonit Enver.E kjo peshë që më pas mësuam ta konsiderojmë në masë rregjim , ka shënuar përgjithmonë shprehjen artistike tonën.Në këtë rast timen ! Këtu në Vatikan ndërsa isha në thelbin e tij më vinte në mënd-” FEJA ESHET OPIUM PER POPULLIN “.Ja, këtu lind ironia jo domozdoshmërisht e kërkuar , po që më mban në kontradiktë të butë me ëndrat gjatë gjumit

E ndonjëherë m’i zgjon ato…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.