Të kënaqet zemra.
Kur dëgjon këngën labe,të këndohet pa orkestër,thesar dalë nga shpirti interpretuesve ,tradizion Shqiptar.
Ja merr njëri ,pason tjetri,ison disa të tjere,melodinë e nxjerrin prej fytit ,
Perlë del nga gojë e tyre ,sa e bukur cdo këngë…
Këndon jugu Shqipërisë,
Vlorë ,Tragjas, Radhimë.
Dhe sot ,më larg ,traditën në mërgim përcjellur,aty ku punojnë e jetojnë.
Polifonia labe në Athinë.
Të quajtur grupi “Vëllazërimi”,këndojnë sa tunden malet në Greqi ,të veshur bukur,me veshjet,burrërishte labërishte dhe me fustanella,thesare Shqipëtare.
Jehojnë malet,këndojnë shqiptarët,
djemt e nënave labe,
tundur në djepa me ninulla e këngë trimërie.
Për kë të flas më parë!?
I njof nga larg…
Për Lush Golemin në rresht të parë,bukur ja merr këngës,Besnik Lushaj nga Tërbaci,
zëri tijë margaritarë.
Seq ja mbanë DitcajAleko..
Embël iso mban Foto Mezhini nga Mezhgorani,Iso mban Nika nga Saranda,shkrin talentin,
Përparim Shehu nga Nivica Tepelenë.
Merr vrullë kënga,ne gëzime familjare dhe në skena.
Këta janë gjashtë këngëtaret të grupit vëllazërimi që përballë punës dhe problemeve të jetës nuk lënë mbas dore këngën labe,pjesë e jetës,motiv i pa ndarë i zemrës.
Grupi lëviz kudo që ka shqiptarë me programin e tyre sa modest aq dhe madhështor.
Dhe në veçanti aparati fotografik i Perparim Shehut nuk pushon së shkrepuri asnjë cast dhe në cdo aktivitet…
I uroj grupit Polifonik lab Vëllazërimi.
suksese pa fund dhe të trashëgohet kënga labe te fëmijët tuaj,brez mbas brezi.
U trashëgoftë kënga juaj përtej shekullit.
Me respekt për ju ,nga
San Giovanni Rotondo
Itali.
Lindita Kopliku.
17 Dhjetor 2021

“””””””””””””””””””””
Dora jote bukuroshe
gjithe globin rrotulloj
E kuptoi dhe Adami
sharmi saj nur bukuri
nga lashtesija
kur shijoi te emblen dashuri .
Ti me syte plot magji
Trup selvi plot brishtesi
Kishe force moj e bukura
sa permbyse mbreter e dinasti.
E zonja me sharm hyjnor
joshe me forcen e mencurise
ne Romen e lashte kujtojme
Jul Qezarin ……..
Ne flaket e Trojes
me bukurine e shpirtit,
hyjneshe nenshtrove Paridin.
Ligjin e shenjte bere ne Egjypt,
si zemer e zgjuar lajkatare.
E bukura Semiramide,
Kirit te Egjyptit i doli tradhetare.
E urte dhe e matur nje Argjiro krenare
jeten ben fli…………
Bukuroshja Durrsake
e famshmja Teute .
Hyjnorja Butrintit e bukura Dea
krenare si e gialle rri…….
Dhe te bukurat Krutane hedhur nga shkembi
nderin peng turqve mos t’ju a lene.
Rrotulloje globin………….
dhe sot veten do shohesh mbretereshe.
E bukura me kurore ne koke,
po e xhiron akoma kete bote……
Krijuse e zonja,por dhe rrezikon,
Ke zemer te bukur ,lum kush te cmon.
kur je me e mira ,Zoti te bekon.