Një vënd pranë zëmrës të premtoj.
Shumë gjëra do doja, të bëja për ty
dhe qiellin në dorën tënde, ta zbres
diellin me rreze, të afroj aty
kurrë të mos shoh, me lot në sy
Por c’e do, nuk mundem zëmra ime
si mundet për të gjitha, i madhi Zot
sa do doja, të ishte në dorën time
muzik për shpirtin, të isha jetë e mot
Po do mundohem deri diku
valët e detit, të ti ndryshoj
një vënd pranë zëmrës thellë këtu
ta kesh gjithë jeten, të premtoj.