Kam mote
që kryet kam mbeshtetun lisit shekullor.
Rrethuar e gjitha me degët krahë-shpatë
lulëzuar e gjitha me lulet arom-ndjellëse.
Kam mote, ah ka mote
që kryet me asht mbushun plot me thinja’
E mbi thinjat e mija fisnikëron plisi’
plisi që brezat na e kan launun për besën e votrës .
Ah i randë malli ‘
randëmalli i tokës
Pesha e dheut
të shtrydhun rranjëve të lisit.
Ah që besa, që besa për besë të plisit..
Kam mote e mote
që thinja më nusëron mbi krye.
Thinja!
E dashurisë’
lodhjes
mërgimit’
mallit..
E kryet kam mbështet fminjisht tek lisi i moçëm.
Të ndjej erën e bjeshkës flladin e detit .
Të ëndërrohem këndueshem me zogjt e malit
Të paqohem në rrënjët e hershmërisë.
Të ndjej amësinë votër-truall zemer Shqiptarit
Ka mote ahhhh ka mote.
Lindita Prenga
“””””””””””””””””””””
Sipas te gjitha gjasave
qe po na serviren n’kete kohe t’trubullume 100%.
Parashikohet qe njerezit t’perdorin gjuhen e shenjave..
Konstatim i cili vjen pas nje perjudhe t’gjate vezhgimi intensiv ne menyren komunikuese t’njerezve..
Une jam ok.
E njoh dhe e perdor shkelqyer gjuhen e shenjave. Por theksoj per njerezit me aftesi te kufizuara n’degjim(shurdh memecat)
Se po na leshon zoti n’udhe me perdor me keta qe nigjojne perfekt.
Fe e re n’katun t’vjeter.
Lerni shkurtesat ne fjale, shkruani fjalen t’gjithen.
Mos pertoni t’shkruani..se do harroni qe rrealish jetoni….


———Lindita Prenga ——
Shiu i ka fajet t’len brenda.